Pas një muaji vonesë, shkolla e re fillore në Vizbeg ka nisur me mësim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:14 Përditësuar

Pas një muaji vonesë, shkolla e re fillore në Vizbeg ka nisur me mësim

Pas një muaji vonesë, shkolla e re fillore në Vizbeg ka nisur me mësim. Mbi 250 nxënës të kësaj lagjeje do të ndjekin mësimin nga klasa e parë deri në atë të pestë.

Nxënësit humbën nga mësimi për shkak të mungesës së kuadrit mësimor pavarësisht që shkolla pas ndërtimit ishte kompletuar me të gjitha pajisjet e duhura për zhvillim të procesit mësimor. Të revoltuar nga vonesa e funksionimit të shkollës, prindërit disa herë kishin deklaruar se institucionet përgjegjëse po tallen me fatin e këtyre fëmijëve. Madje, një pjesë e banorëve të Vizbegut të shoqëruar nga shumë fëmijë të kësaj lagjeje protestuan para shkollës së re prej ku apeluan institucionet përgjegjëse të gjejnë zgjidhje urgjente. Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, qindra nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar që me dekada të mësojnë në shkolla të ndryshme të tri komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Për të mbërritur në shkolla, nxënësit bënin rrugë në këmbë mbi 3 kilometra. /Alsat.mk

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:14 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?