Perinski: Gjashtë ministri deri në fund të javës pritet që të dorëzojnë raport për aplikimet e 80 komunave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:26

Perinski: Gjashtë ministri deri në fund të javës pritet që të dorëzojnë raport për aplikimet e 80 komunave

Ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski, në konferencë për shtyp për 100 ditëshin e parë të qeverisjes tha se gjashtë ministri deri në fund të javës pritet që të dorëzojnë raport për aplikimet e 80 komunave në thirrjen qeveritare për ndarjen e 100 milionë eurove për projekte infrastrukturore. Qeveria, në bazë të raporteve më pas do të vendos në seancë.

“Këtë javë pritet që ministritë resoriale t’i dorëzojnë raportet e përgatitura nga komisionet e vlerësimit, me propozim projektet të cilat do të financohen në seancë qeveritare që të njëjtat të shqyrtohen dhe miratohen”, tha Zllatko Perinski, ministër i Pushtetit Lokal.

Në lidhje me atë se kur do të arrijnë paratë nga kredia hungareze, me të cilat do të financohen këto projekte dhe kur do të nis realizimi, Perinski tha se pasi të mbarojë gjithçka me procedurat, do të mund të japin detaje.

“Nuk kam raport konkret nga ana e tyre nëse të gjitha formularët e aplikimit janë shoqëruar me dokumentacionin e plotë projektues. Kështu që, do të lutesha që ta presim fundin e fazës që të mund të ju informojmë më detajisht”, u shpreh Zllatko Perinski, ministër i Pushtetit Lokal.

Sipas të dhënave që siguroi Alsat nga thirrja e Qeverisë, ndonëse parashikohet që projekte infrastrukturore të ndahen 100 milionë euro, komunat me 358 projekte kërkojnë rreth 200 milionë euro. Vetëm Qyteti i Shkupit, i cili kryeson listën si për nga shuma e parave ashtu edhe për nga numri i projekteve, kërkon rreth 102 milionë euro. Në përgjithësi, komunat me shumicë shqiptare kërkojnë në total rreth 26 milionë euro për 70 projektet e tyre. Për nga karakteri i projekteve, shumica janë për rrugë, kanalizim dhe ujësjellës – problemet kryesore të qytetarëve. Vetëm Qyteti i Shkupit, me projektet e veta, ka dalë nga karakteri i thirrjes së Ministrisë për projekte infrastrukturore, duke kërkuar autobusë ekologjikë. E vetmja komunë që nuk do të fitojë nga kjo thirrje është ajo e Tearcës, pasi sipas Ministrisë, dokumentet e aplikimit nuk janë përgatitur konform rregullave, madje janë dorëzuar me email privat, në vend të atij zyrtar. /Alsat.mk

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?