Ministri për Çështje Evropiane dhe koordinatori Nacional i IPA-s, Orhan Murtezani, sot në mëngjes nënshkroi Marrëveshjen për financimin e IPA-s Program vjetor i veprimit 2024, mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky program është në shumë totale prej 61.795.000 euro nga të cilat:
Ko-financim i BE-së në vlerë prej 58.600.000 euro, ko-financim nacional në shumë prej 2.895.000 euro, të tretët – shfrytëzues të një skeme granti në vlerë prej 300.000 euro, për mbështetjen e sektorëve: shëndetësi, sociale, drejtësi, punëve të brendshme, konkurrencës dhe inovacionit, energjetikës, bujqësisë, zhvillimit lokal dhe rajonal.
Këto mjete financiare, të shpërndara në tre vitet e ardhshme, (duke filluar nga viti 2025), do të dedikohen për zbatimin e suksesshëm të projekteve që kanë rëndësi thelbësore për Integrimin Evropian të vendit dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
2 Tetor, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.