Çdo vit në Maqedoninë e Veriut do të vijnë 35 mijë turistë evropian përmes operatorit gjerman, paralajmëroi Mickoski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:40

Çdo vit në Maqedoninë e Veriut do të vijnë 35 mijë turistë evropian përmes operatorit gjerman, paralajmëroi Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje e operatorin gjerman rreth mundësisë që çdo vit në Maqedoninë e Veriut të vijnë 35 mijë turistë evropian, transmeton Portalb.mk.

“Këta 35 mijë vizitorë praktikisht do të jenë në një turne ballkanike, ajo turne ballkanike fillon me një natë në Shkup, pastaj vazhdon në Mal të Zi, Shqipëri, pastaj në Ohër ku do të ketë gjithashtu një fjetje dhe përfundon me dy net shtesë në Shkup, që do të thotë 4 net në Maqedoni”, njoftoi Mickoski.

Kompania gjermane “RSD” nga Gjermania, prej muajit shkurt do të fillojë të sjellë turistë në Maqedoninë e Veriut, fillimisht nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

“Ata synojnë të zhvillojnë turizmin kulturor dhe që ne të tregojmë kapacitetet tona kulturore që kemi, si qyteti i Ohrit, pastaj Shkupi si kryeqytet, pastaj qendra përkujtimore “Nënë Tereza” dhe monumente të tjera kulturore që përfaqësojnë tiparin tonë të karakterit si shtet, sepse Maqedonia ka shumë vende të tilla me të cilat mund të krenohet”, deklaroi Mickoski.

Numri i netëve që do të kalojnë këta 35 mijë vizitorët pritet të jetë 140 mijë, apo 10 deri 15 përqind e netëve të kaluara nga turistët e huaj. Kryeministri Mickoski vlerësoi që përmes këtij projekti, pritet të vijnë 50 milionë euro në vit.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?