Policia Financiare hapi lëndë për zbukurimin e Shkupit për fundvit pa tender

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:45

Policia Financiare hapi lëndë për zbukurimin e Shkupit për fundvit pa tender

Policia Financiare ka hapur lëndë për dekorimin e vitit të kaluar në Shkup, për të cilin nuk ka pasur tender. Sipas Policisë Financiare, aktualisht po kryhen kontrolle, transmeton Portalb.mk.

“Po vijojnë kontrollet për konstatimin e gjendjes faktike, si dhe për grumbullimin e materialit të nevojshëm dëshmues, por për shkak të fshehtësisë së procedurës para hetimore konform Ligjit për Policinë Financiare dhe Ligjit për Procedurën Penale nuk jemi në gjendje t’ju informojë më në detaje për to”, thanë nga Policia Financiare për SDK.

Policia Financiare hyri në Qytetin e Shkupit vitin e kaluar në dhjetor për të kontrolluar se sa para janë shpenzuar nga buxheti i qytetit për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri.

Kryetarja Danela Arsovska tha se për dekorimin janë shpenzuar 30.000 euro, ndërsa në faqen e Byrosë për Prokurim Publik nuk është shpallur tender dhe as thirrje publike nga qyteti i Shkupit. Arsovska nuk tha se cila kompani e ka dekoruar qytetin.

Pas hyrjes së Policisë Financiare në Qytetin e Shkupit për të kryer kontrolle vitin e kaluar, Arsovska në profilin e saj zyrtar në Facebook postoi një fotografi të saj duke luajtur shah me Babadimrin.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?