Petrovska shprehet e bindur: Ligji për Branitellat do të miratohet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:22

Petrovska shprehet e bindur: Ligji për Branitellat do të miratohet

Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska thotë se nuk do të heq dorë nga ligji për “branitellat”. Ajo në një intervistë për Alsat u shpreh e bindur se ky ligj do të kalojë. Petrovska si propozuese, thotë se në këtë ligj, nuk mund të përfshihen pjesëtarët e UÇK-së, pasi ligji është ekskluzivisht për të drejtat e forcave të sigurisë së shtetit.

“Sepse ky ligj vetë me vete e tregon përmbajtjen, I përfshin të drejtat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Ky ligj nuk është vetëm për konfliktin e vitit 2001, Nuk bëhet fjalë për të drejtë të re, unë tani nuk thumboj diçka të re. Ligji është sjellë në vitin 2002, unë I përfshij vetëm ato kategori që nuk ishin të përfshira…Ja unë do të them, nëse shkojmë me tezë të tillë, se ky ligj do të sillet, gjegjësisht të drejtat që janë paraparë do të realizohen”, .
Petrovska I fton deputetët shqiptarë që nëse dëshirojnë të gjejnë zgjidhje për çështjen e pjesëtarëve të UÇK-së, këtë ta bëjnë në formë të propozim ligjit.

“Këtë çështje le ta propozojnë në formë të propozim ligjit. Të gjithë këto vite ky ligj vetëm rri pezull, flas për pjesëtarët e UÇK-së…Unë thash te ligji për pjesëtarët e forcave të sigurisë, jo, por ligj ku duhet të shohim përfshirjen, pasi për dallim të forcave të sigurisë, ku ka evidencë të caktuar, dihen, kanë qenë pjesëtar, të punësuar dhe kështu me radhë. Për këtë kategori të qytetarëve që në vitin 2001 ishin pjesë të konfliktit të armatosur dhe realisht luftuan kundër pjesëtarëve të forcave të sigurisë, duhet të shohim çfarë evidenca kemi”, tha Sllavjanka Petrovska, Deputete e LSDM-së.

Ligji për branitellat ka mbetur I bllokuar në Kuvend, pasi kryetarja e komisionit amë, Ilire Dauti, refuzoi ta vendos në rend dite pa përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së. Dauti thotë se ky propozim-ligj nuk mund të futet më në rend dite, pasi I kanë kaluar të gjitha afatet. /Alsat.mk

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?