“Vettingu si satirë!”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 21:07

“Vettingu si satirë!”

Lidhur me kërkesën e Ahmetit për t’u zbatuar vetting për të gjithë funksionarët në 30 vitet e fundit, Mickoski u përgjigj se konsideron se me largimin e BDI-së në opozitë, ky lloj humori dhe satire ka marrë fund.  Ndërkaq i menjëhershëm ishte kundërpërgjigja e Ahmetit: “Ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Holivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”

 Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se bukuria e demokracisë është në mendimet më ndryshe, si dhe në mundësinë për shprehjen e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike. Duke u përqendruar në paralajmërimet e “Frontit Evropian” për protesta gjatë periudhës së ardhshme, si dhe në pohimet e tyre se nuk po tentojnë të bëjnë destabilizim, kryeministri tha se nëse ato protesta janë të qeta, e tërë kjo është në kuadër të proceseve demokratike, por nëse kalojnë në dhunë, atëherë organet kompetente duhet t’i mbrojnë institucionet. Shtoi se gjatë periudhës që vijon, me kujdes do të ndjek se si do të zhvillohen punët, e pastaj do të japin komente.

“Tentimet e para për destabilizim dukshëm janë zbuluar dhe tani kalojmë në retorikë më të butë – do të protestojmë. Unë kam thënë shumë herë në të kaluarën se protestat demokratike dhe të qeta janë vegël demokratike dhe këtu askush nuk ka asgjë kundër. Kjo është zgjedhja e tyre, zgjedhje e një grupi të qytetarëve, të cilët janë të pakënaqur nga diçka dhe nëse e zgjedhin këtë vegël, ata mund ta shfrytëzojnë. Derisa ato janë të qeta dhe demokratike, ne nuk kemi asgjë kundër, kjo është bukuria e demokracisë, ne të kemi mendime më ndryshe, nuk mund të kemi mendimet të njëjta për gjithçka. Por nëse ato protesta nga të qeta, demokratike, kalojnë në dhunë, atëherë ne duhet t’i mbrojmë institucionet tona, gjë që është normale dhe pritet nga një qeveri. Këtu po ashtu nuk duhet të jemi të befasuar”, deklaroi Mickoski.

Lidhur me porosinë, të cilin dje po ashtu e prezantoi Ahmeti, se “Fronti Evropian” nuk synon të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, por dërgon thirrje që “VLEN” të kalojë në opozitë, Mickoski theksoi se BDI-ja “dalëngadalë, por sigurt po përshtatet të jetë në opozitë” dhe dëshiron që kohën derisa është në opozitë ta shfrytëzojë për reformim. Ndërkaq, lidhur me kërkesën e Ahmetit për t’u zbatuar vetting për të gjithë funksionarët në 30 vitet e fundit, Mickoski u përgjigj se konsideron se me largimin e BDI-së në opozitë, ky lloj humori dhe satire ka marrë fund. “Ta provojmë humorin se si do të dalë”, iu kundërpërgjigj Ali Ahmeti ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili thirrjet e tij për vetting i cilësoi si “humor i mirë”. Ahmeti tha se ligji është propozuar para 4 vjetëve, dhe bëri thirrje që vettingu të bëhet me pjesëmarrje të Brukselit dhe Uashingtonit. “Ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Holivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Holivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, tha mes tjerash Ahmeti, i cili përveç vettingut, kërkon që të hetohet edhe privatizimi që nga vitet e ’90-ta, ku sipas tij janë diskriminuar shqiptarët në vazhdimësi.  (koha.mk)

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 21:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?