Mickoski: Shqipëria nuk është më e përgatitur se Maqedonia për në BE

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 21:20

Mickoski: Shqipëria nuk është më e përgatitur se Maqedonia për në BE

Çfarë duhet të bëjnë disa vende të tjera sepse bashkatdhetarët e tyre në vendet e treta po përparojnë së bashku me ato vende të treta. Ky nuk është një argument. Pse tani Finlanda duhet t’i shpallë luftë Rusisë sepse pakica finlandeze në Rusi nuk po përparon siç po përparon Finlanda? Nuk e kuptoj logjiken. Sa më shumë fqinjë rreth nesh të bëhen pjesë e BE-së, aq më mirë. Kjo de facto do të thotë se edhe ne jemi pjesë e BE-së, thotë kryeministri Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të vendit dhe ndarjen nga “paketa” me Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri në emisionin “Samo Intervju”, tha se “fqiu ynë perëndimor nuk është më i përgatitur se ne dhe nuk është përpara”. Megjithatë, ai u uroi atyre suksese dhe fillimin sa më të shpejtë të negociatave me BE-në.

“Mendoni se janë më të përgatitur se ne dhe se janë përpara? Me çfarë parametri?, pyet Mickoski, duke shtuar se “Bullgaria, Rumania, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi nuk na kanë parakaluar në procesin e negociatave sepse janë përpara, por thjesht kemi pasur probleme dypalëshe, fillimisht emri, dhe tani identiteti me Bullgarinë”, thotë Kryministri.

Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë grupin e parë të negociatave, i cili do të kalojë në fazën e dytë të negociatave.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u bënë paketë në vitin 2018 kur pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Greqinë u mor vendim që Maqedonia të mos merrte menjëherë datën për negociata.

Më pas moment kyç ishte kërkesa e Francës për metodologji të re për negociata, pastaj zgjerim, që rezultoi me bllokimin e vendimeve për dhënien e datës së negociatave dhe vendosjen e pakos Shkup-Tiranë.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 21:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?