Kryetarët e Komunave dhe ministrat shkojnë e vijnë, por problemi i kanalit të Haraçinës assesi të zgjidhet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:20

Kryetarët e Komunave dhe ministrat shkojnë e vijnë, por problemi i kanalit të Haraçinës assesi të zgjidhet

Kanali i hapur Haraçinës vazhdon të shqetësoj banorët të cilët jetojnë afër tij. Me premtimin për zgjidhjen e këtij problemi disa dekadësh në kolltukun e kësaj komune erdhën e shkuan disa kryetarë.

Banorët e Haraçinës thonë se kanë humbur besimin se kjo çështje do të merr fund. Ata kërkojnë ndihmë nga Qeveria për të zgjidhur këtë problem.

“Kjo u deshtë tc përfundoj shumë kohë më herët e jo tani. A shpresoni se do të përfundoj njëherë e përgjithmonë? Rëndë është me këtë popull, i marrin paratë fillojnë punojnë dhe pas 10 ditëve e lanë shkojnë në vend tjetër dhe vinë këtu përsëri”, tha një qytetar.

“Shumë ere e keqe, nga mëngjesi e deri në mbrëmje, kam problem me fëmijët shkaku i astmës, pleqtë po ashtu, kjo pengon shumë por qeveria e ka lanë anash komunën e Haracinës dhe nuk ka investim, kryetari Ridvani mundohet me investimet e shoqatave sa mundët dhe komuna është e varfër“, shtoi një tjetër qytetar.

Edhe kreu i Komunës Ridvan Ibrahimi i kërkoi Qeverisë që të ndihmojë në këtë projekt. Ai priti në Haraçinë zv.kryeministrin Izet Mexhiti, të cili i kërkoi ndihmë edhe për projektet e tjera infrastrukturore në këtë Komunë, e cila sipas tij është lënë në harresë.

“Problemet e kanalizimit dhe ujësjellësit nuk ngelin vetëm në Haraçinë, dmth ato barten në komuna të tjera, siç e përmenda, zona industriale më e fuqishme në shtetin tonë, të përfundoje në ujërat e zeza të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës, kjo nuk duhet të lejohet. Bëjë thirrje urgjente që qeveria të ndajë mjete për këto se janë gjëra elementare. Nuk po flasim, nuk po kërkojmë ne këtu parqe dhe ku e di unë ringishpill, jo bre, gjërat elementare, për deri sa mungojnë këto, mendoj se është e pahijshme të flasim për gjëra tjera”, tha Ridvan Ibrahimi  – Kryetari i komunës së Haraçinës.

Mexhiti tha se për kanalin e hapur, Qeveria ka ndarë 64 milion denarë dhe se pjesa e kanalit në rrugën kryesore do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm

“Për momentin realizohet një pjesë e kanalit periferik me mbështetje financiare nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në vlerë prej 64 milion denarë, me këto mjete intervenojmë në pjesën e urës në rrugën rajonale Shkup – Kumanovë në gjatësi prej 300 metra dhe projekti duhet të përfundoj në qershore të vitit 2025. Sipas asaj që vërejtëm në terren planit dhe deri tani ka përfunduar 38 % e projektit”, theksoi Izet Mexhiti – Zv. Kryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Pos krerëve të komunave, premtime për zgjidhjen e problemit me kanalin e Haraçinës kishin dhënë pothuajse të gjithë ministrat e ekologjisë që prej dy dekada. Përfundimi i këtij projekti për banorët është me rëndësi të veçantë pasi pas çdo reshje të shiut u përmbyten tokat pjellore ndërsa gjatë verës kundërmon erë të keqe. Kreu i Komunës njoftoi Mexhitin gjithashtu se banorët përballen edhe me mungesë të ujësjellësit që sipas Ibrahimit është projekt që komuna nuk mund ta përballoj financiarisht duke kërkuar ndihmën e Qeverisë./Alsat.mk

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?