Çka ndodhi me premtimet e VLEN-it për shëndetësinë – Asnjë prej pikave edhe ashtu të pakta, nuk hyjnë në 100 ditëshin e Taravarit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:28

Çka ndodhi me premtimet e VLEN-it për shëndetësinë – Asnjë prej pikave edhe ashtu të pakta, nuk hyjnë në 100 ditëshin e Taravarit

Ndonëse oferta parazgjedhore e koalicionit VLEN për fushën e shëndetësisë ishte mjaft modeste, Arben Taravari që nga pozita e kryetarit të Gostivarit u ul në kolltukun e resorit të shëndetësisë, në top prioritetet e 100 ditëve, nuk e kishte asnjërin prej premtimeve, edhe ashtu të pakta.

Taravari, i cili këtë pozitë e kishte ushtruar disa vite më parë, si arritje kryesore gjatë kësaj periudhe e cilësoi zgjerimin e listës pozitive të barnave. Nuk tha asgjë çfarë u bë me ndërtimin e klinikave familjare në çdo 5.000 banorë apo poliklinikave në çdo 20.000 mijë banorë. Të mos flasim për hapjen e 6 spitaleve rajonale në komunat me shumicë shqiptare. Apo qendrat urgjente me auto-ambulanca.

E lëre më, ndërtimin e qendrës së plagëve dhe djegieve, për çka pacientët dërgohen në Bullgari. Apo, favorizimin e ordinancave private për të krijuar mundësi për turizëm shëndetësor.

Pozitë të veçantë, VLEN i kishte siguruar në program premtimit për Spitalin e Madh Terciar në Tetovë, me të cilin, do t’ua hiqte barrën qytetarëve që jetojnë në pjesët perëndimore të shtetit. Por jo edhe Taravari, i cili sot nuk e tha asnjë fjalë. E qytetarët, vazhdojnë të udhëtojnë me dhjetëra kilometra për në Spitalin e Shkupit që është ashtu është në kaos total. Sidomos me parkingun që edhe pse VLEN nuk e kishte në program Taravari e trajtoi si prioritet, megjithatë, nuk e zgjidhi.

Taravari e ka pasur prioritet dhe e ka realizuar shkarkimin e drejtorëve ekonomik, të cilin madje VLEN as  e ka premtuar në programin zgjedhor. Por nuk e ka përmendur premtimin për kontroll sistematik falas për të gjithë qytetarët.

Megjithatë, Taravari, lavdërohet se janë siguruar 10 milionë euro për pajisje për pastrimin e ajrit nëpër disa institucione shëndetësore. Se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë së Kroacisë, se kanë blerë aparate nëpër disa klinika në vlera të ndryshme, të cilat, gjithashtu nuk janë parashikuar në programin e VLEN-it./ Alsat.mk

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?