Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:42

Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

Të martën e ardhshme në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze në vlerë prej 500 milionë euro. Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçovska sot deklaroi se më 8 tetor do të niset në Budapest.

“Më 8 tetor do të nisem dhe atë ditë do të nënshkruhet huaja në Budapest. Pres deri në fund të javës së ardhshme paratë të lëshohen në llogaritë buxhetore”, deklaroi Dimitrievska Koçovska në një deklaratë për mediat në Shtip.

Huanë nga Hungaria, Mickoski e dakordoi me kryeministrin hungarez Viktor Orban gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Uashington. Kushtet nën të cilat është marrë huaja, siç informoi disa herë deri tani kryeministri, janë të volitshme – 3,25 për qind me tre vjet grejs periudhë dhe 12 vjet afat të pagesës.

Ligji për huanë hungareze më 17 shtator u miratua në Kuvend.

Gjysma e parave të huasë do të shkojnë për sektorin e biznesit, ndërsa gjysma për projektet për komunat.

Në thirrjen publike që e shpalli Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë arritur 357 aplikime nga 80 komuna.

“Pritjet tona u përmbushën plotësisht. Në këtë fazë të parë do t’i mbështesim komunat me afër 100 milionë euro dhe nga viti i ardhshëm do të jenë në dispozicion edhe 250 milionë euro të tjera për kohën kur planifikohet një thirrje e re. Tani e kanë radhën ministritë kompetente. Brenda 10 ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit duhet të dorëzohet nga komuna në ministritë përkatëse nga zona e projektit, e cila do të vlerësojë projektin. Vlerësimi pritet të përfundojë për jo më shumë se 10 ditë, pas së cilës ministritë përkatëse duhet të përgatisin një projektvendim mbi të cilin do të financohen projektet nga zona e tyre dhe ta dërgojnë për miratim në seancën e qeverisë”, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në një konferencë për media në Qeveri.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?