PDSH hesht për lëvizjen eventuale të Thaçit – BDI thonë se grupi parlamentar është stabil

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:29

PDSH hesht për lëvizjen eventuale të Thaçit – BDI thonë se grupi parlamentar është stabil

Fronti Europian për momentin është kompakt dhe funksionon në përbërje të plotë pohoi deputeti Blerim Bexheti, shkruan Alsat.

Ndonëse në opinion flitet që kreu i PDSH-së Menduh Thaçi pritet t’i bashkohet shumicës parlamentare dhe të bëhet pjesë e ekzekutivit, këtë gjë nuk e konfirmojnë nga Fronti Europian.

“Grupi parlamentar funksionon në përbërje të plotë dhe unë dhe unë nuk di çfarë të shtoj më shumë, e ti komentoj deklaratat e parëndësishme që kolegja juaj tha nuk e shoh të arsyeshme.
Z.Thaçi është pjesë e grupit parlamentar të Frontit Europian ose jo?
Po, po po!”, tha Blerim Bexheti – Fronti Europian.

Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, nuk beson se Thaçi mund t’i bashkëngjitet Qeverisë.

“Veprimet e z.Thaçit duhet ti komentojë ai vet. Unë s’kam koment. Nëse bëhet pjesë e Qeverisë, ju a do të vazhdoni të qëndroni aty? Nuk kam koment dhe nuk besoj se do të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Bilall Kasami – VLEN.

Dyshimet e para për largimin e Thaçit nga Fronti Europian u paraqitën në ditën kur ky koalicion mbajti konferencë për 100 ditëshin e Qeverisë. Thaçi mungoi në këtë mbledhje. Nga partia e tij nuk dhanë asnjë sqarim për mungesën e tij.

Por Thaçi s’ishte i vetëm që mungoi në atë ngjarje. Munguan edhe Bejxhan Iljas nga PDT dhe Fatima Osmanovska nga Unioni i Romëve.

Kjo e fundit, për Alsat njoftoi se raportet me Frontin Europian janë ashtu siç kanë qenë në fillim. Për mungesën në konferencë, arsyetohet me angazhime tjera të partisë.

“Ajo që mund të them për ne si parti politike Unioni i Romëve ta them, në mbledhje nuk morëm pjesë për shkaqe të arsyeshme për obligime të caktuara paraprakisht mirëpo ajo që mund të konkludoj është se komunikimi mes të gjitha partive të kyçura politike është se kemi komunikim të pandërprerë dhe se bashkëpunimi vazhdon në nivelin e njëjtë ashtu siç është filluar”, tha – Fatima Osmanovska – Kryetare e Unionit të Romëve.

Ditë më parë zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se ai vet personalisht nuk ka biseduar me Thaçin për përfshirjen në Qeveri por se këto paralajmërime për të paraqesin shenjat e para të destabilizimit të Frontit, dhe e quajti fillimi i fundit të tyre.

Largimi i Thaçit nga koalicioni do të ulte në 17 numrin e deputetëve të Frontit Europian./ Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?