Filipçe: Mickoski e ka për obligim që qytetarëve dhe deputetëve t’u tregojë planin për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:37

Filipçe: Mickoski e ka për obligim që qytetarëve dhe deputetëve t’u tregojë planin për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një deklaratë për media sërish apeloi deri te kryeministri Mickoski dhe Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE që në seancën e Kuvendit para deputetëve dhe qytetarëve të deklarojnë planin për integrimet evropiane të Maqedonisë.

Procesi i integrimeve evropiane të vendit është i bllokuar nga Qeveria, konsideron Filipçe, andaj janë të obliguar që qytetarëve t’u tregojnë planin me të cilin do të përmirësonin pozitat e tyre në procesin e negociatave ashtu siç e kishin premtuar në periudhën zgjedhore.

“Ata thanë se kanë një lloj plani, një lloj mbështetje nga disa vende, se do të përmirësojnë kushtet tona në procesin e negociatave, por ne nuk kemi parë asgjë nga kjo deri më tani. Ne nuk kemi parë asnjë përpjekje për të përmirësuar pozicionin tonë negociator, as nuk kemi një kornizë kohore se kur do të ndodhë kjo, prandaj është e nevojshme që ajo seancë parlamentare të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur që Qeveria dhe Kryeministri ta thonë planin për procesin tonë eurointegrues”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Filipçe shton se LSDM-ja do të mbështesë çdo strategji qeveritare që nënkupton jetë më të mirë për qytetarët, por nuk do të pranojnë “parulla tubimesh” dhe premtime boshe.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?