Bonuçi: Kam refuzuar dy klube të mëdha evropaine, para se të shkoja te Milani

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 20:26

Bonuçi: Kam refuzuar dy klube të mëdha evropaine, para se të shkoja te Milani

Leonardo Bonuçi ka dhënë disa informacione në lidhje me karrierën e tij të gjatë dhe mënyrën se si ka refuzuar disa klube të mëdha evropiane.

“Shkova te Milani, sepse kisha pasur mosmarrëveshjen e famshme me Allegrin. Doja të qëndroja pranë shtëpisë për shkak të ngjarjeve të njohura, që përfshinin djalin tim. Nuk shkova të luaja jashtë vendit, sepse kur ndryshon mjedis lindin gjithmonë pikëpyetje. Edhe te Milani po fillonte një cikël i ri, me kaq shumë nënshkrime. Mirabelli dhe Fassone bënë 12 përforcime atë merkato. Dhe më pas, në fund të sezonit, kur u largua i gjithë stafi teknik, më thanë se nuk ka më vend për ty këtu. Kësisoji, meqë më duhej të largohesha, vendosa të kthehesha te Juventusi. Këto dinamika u bashkuan, por zgjedhja nuk ishte e lehtë, gjithsesi. Në çdo rast ishte krijuar një energji brenda meje, trajnerit dhe klubit, që nuk rridhte më ashtu siç duhej. Pra, mund të isha vetëm unë që mund ta thyeja. Allegri kishte rinovuar pas finales së Ligës së Kampionëve. Kur u ktheva te Juventusi, të gjithë bashkë ishim më mirë se më pare,” tha mes tjerash Bonuçi.

A ju ka kërkuar ndonjëherë Guardiola?

“Dua të jem korrekt dhe i sinqertë, Pep më ka kërkuar edhe në vitin 2016, edhe më 2017, kur shkova te Milani. Natyrisht, në vitin 2016 nuk u realizua për një arsye, sepse Juve nuk do të më kishte shitur kurrë. Edhe unë isha mirë te Juventusi në atë kohë, ndihesha si gjeneral, gjithçka ishte në rregull. Kur erdh puna për t’u transferuar te Milani, më kërkuan PSZH dhe Man. Siti, por ia kisha dhënë fjalën klubit kuqezi. Nuk më pëlqente ta prishja akordin, sepse drejtuesit e Milanit më kishin bërë edhe ofertën ekonomike,” tha në fund Bonuçi.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 20:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?