Foda: Vendimi për largimin e 3 futbollistëve është marë në koordinim me FFK-në

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 20:27

Foda: Vendimi për largimin e 3 futbollistëve është marë në koordinim me FFK-në

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dalë në konferencë për media për t’u deklaruar rreth dy ndeshjeve që Kosova do t’i luajë gjatë ditëve në vijim në kuadër të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ fillimisht do të luajnë në udhëtim ndaj Lituanisë më datë 12 tetor, ndërsa tri ditë më vonë do të presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Qipros (15 tetor).

Një ndër temat që bëri bujë të madhe së fundmi në lidhje me kombëtaren e Kosovës, ishte përjashtimi i tre futbollistëve nga grumbullimi i kaluar për duelin ndaj Qipros.

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija që të tre nuk kishin udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Qipro, për shkak se kishin thyer rregulloren e brendshme të kombëtares Pati shumë dilema se a ishte trajneri apo vet FFK-ja ajo që mori vendimin për përjashtimin e tyre, por Foda tani i ka shuar të gjitha zërat duke dhënë versionin e vërtetë të ngjarjes.

“Këtë vendim e kanë marrë së bashku trajneri me federatën dhe rrjedhimisht për lojën ndaj Qipros i kemi larguar”, ka thënë Foda shkurtimisht.

Pas kërkimfaljes që kanë bërë të tre lojtarët, ata tashmë janë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet ndaj Litaunisë dhe Qipros.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 20:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?