Ministri turk Uraloğlu në zonën e përmbytur në BeH: Nuk do t’ju lëmë vetëm, kontejnerët e strehimit tashmë në rrugë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 20:44

Ministri turk Uraloğlu në zonën e përmbytur në BeH: Nuk do t’ju lëmë vetëm, kontejnerët e strehimit tashmë në rrugë

Një delegacion i lartë i Republikës së Türkiyes, i kryesuar nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, ka vizituar sot zonën e fshatit Buturoviq Polje afër Konjicit në Bosnjë dhe Hercegovinë pas përmbytjeve katastrofike që goditën vendin, raporton Anadolu.

Ministri shoqërohej nga ambasadori turk në Bosnjë dhe Hercegovinë Sadık Babür Girgin, zëvendëskryetari i Agjencisë Turke për Menaxhimin e Emergjencave (AFAD) Hamza Taşdelen, përfaqësues të institucioneve turke në BeH, ndërkohë që delegacioni u prit nga kryetari i Konjicit, Osman Çatiq.

Ekipe të shumta shërbimesh kompetente dhe vullnetarësh po punojnë edhe sot për pastrimin e terrenit dhe kërkimet për personat e zhdukur janë ende në vazhdim, ndërsa me kalimin e kohës, po dalin në dritë gjithnjë e më shumë dimensionet e fatkeqësisë që goditi këtë zonë.

Ministri Uraloğlu kujtoi se informacionet i ka marrë drejtpërdrejt nga zyrtarët lokalë, mbi të gjitha nga kryetari i Konjicit Çatiq, duke thënë se sasia e reshjeve për metër katror ishte e madhe, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 20.

“Ekipet dhe përfaqësuesit e AFAD-it tonë, TIKA-s dhe Gjysmëhënës së Kuqe kanë qenë në terren që në fillim dhe fillimisht kanë përcaktuar prioritetet për ndihmën ndaj zonave të prekura. Në fazën e parë, u angazhuan makinat e punës nga kompanitë turke që punojnë në terren në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për këtë zonë na kanë njoftuar se 15 familje kanë mbetur pa shtëpi. Me disa kam biseduar, ata nuk duan të largohen nga ky vend, kështu që në radhë të parë duhet t’u sigurojmë akomodim të përkohshëm”, tha Uraloğlu.

– Kontejnerë banimi janë nisur nga Türkiye

Uraloğlu tha se 20 kontejnerë banimi tashmë janë nisur dhe se ato duhet të jenë në Bosnjë dhe Hercegovinë nesër falë AFAD-it.

“40 kontejnerët e mbetur po nisen sot dhe së shpejti do të jenë në këtë zonë. Ne folëm gjithashtu se çfarë mund të bëjë Türkiye kur është fjala për ndihmën e përhershme. Një nga mikpritësit tanë tha të mos i lëmë vetëm sot gjatë vizitës. Türkiye nuk do ta lërë kurrë Bosnjë dhe Hercegovinën vetëm”, tha Uraloğlu.

Ai rikujtoi se qytetarët dhe institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës i erdhën në ndihmë Türkiyes pas tërmeteve shkatërruese në shkurt të vitit 2023.

– Mesazh i rëndësishëm nga Erdoğan

Uraloğlu tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka dërguar mesazh mbështetjeje të nivelit më të lartë, duke kujtuar se Türkiye do të bëjë gjithçka për të përmirësuar sa më shpejt situatën e përgjithshme, në mënyrë që plagët të shërohen sa më shpejt.

Ai bisedoi po ashtu me qytetarë të lënduar dhe premtoi se do ta dëmshpërblejë personalisht një djalë për biçikletën e humbur nga vërshimet.

Kryebashkiaku Konjicës, Çatiq, falënderoi Türkiyen, popullin turk, presidentin Erdoğan dhe delegacionet që ishin në terren në këtë zonë në ditët e para pas tragjedisë.

“Tashmë sot kemi rezultate konkrete, ndërsa të premten ndodhi gjithçka në këtë zonë. Faleminderit institucioneve turke, qytetarëve. Zbatimi tashmë ka filluar, sepse çdo ditë kemi rrëshqitje të reja dhe zona e prekur nga fatkeqësia është 300 kilometra katrorë”, tha Çatiq.

Siç tha ai, nga pesë të zhdukur, kanë gjetur trupat e dy viktimave, ndërsa për tre persona janë ende në kërkim.

Në natën e së enjtes në të premte vërshime katastrofike dhe rrëshqitje të dheut goditën zonat e Jabllanicës, Konjicës, Kiseljakut, Fojnicës dhe qyteteve të tjera, duke marrë shumë jetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 20:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?