Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:29

Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit

Nëse qytetarëve iu cenohet e drejta për ajër të pastër, ata do të mund të padisin shtetin në Gjykatën Administrative, thuhet në qëndrimin parimor që e miratoi Gjykata Supreme në seancën e sotme. Ky qëndrim i Supremes erdhi pasi Gjykata Administrative në disa raste refuzoi padi nga qytetarët se shteti nuk merr masa për mbrojtjen e mjedisit.

“Sipas rregullores kombëtare dhe ndërkombëtare, shteti është i obliguar të sigurojë mjedis të shëndetshëm jetësor, duke përfshirë të drejtën për ajër të pastër, si e drejtë individuale e qytetarëve, të cilët si palë në procedurë administrative mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen të miratojë dokumentet bazë të planifikimit nga neni 23 i Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, si akte të përgjithshme”, tha Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme.
Në seancën e përgjithshme në Gjykatën Supreme mori pjesë Borçe Davitkovski, profesor në pension në Fakultetin juridik, i cili tha se deri më tani organet kompetente shtetërore, si Ministria e Mjedisit dhe Qeveria, nuk kanë ndërmarrë pothuajse asnjë veprim për të mbrojtur ajrin, prandaj një numër i madh i qytetarëve kanë vdekur si pasojë e ajrit të ndotur.

“Kur flasim për ndotjen e ajrit, Instituti i Shëndetit publik ka dalë me të dhëna se çdo vit në Maqedoni vdesin nga 4500 deri në 5000 qytetarë. Nëse marrim 35 vitet e kaluara të ekzistencës sonë, do të thotë që për momentin ka një milion e dyqind ose treqind banorë që jetojnë këtu, pra ne kemi humbur një të dhjetën e banorëve vetëm nga ajri i ndotur dhe askush nuk po përgjigjet dhe askush nuk reagon”, tha Borçe Davitkovski, profesor.

Pas seancës së sotme, Gjykata Administrative nuk do të mund më t’i refuzojë këto konteste apo të mos veprojë sipas tyre, por do të duhet të marrë vendime dhe të mbajë përgjegjësi ligjore nëse i shkelet e drejta e ndonjë qytetari për ajër të pastër./Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?