Arrestohet personi i dyshuar i cili i vuri zjarrin bodrumit në Komunën e Tetovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:36

Arrestohet personi i dyshuar i cili i vuri zjarrin bodrumit në Komunën e Tetovës

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në bodrumet e godinës së Komunës së Tetovës. Bëhet fjalë për një shtetas të Kosovës, banues në Kaçanik por që një kohë të gjatë ka frekuentuar në Shkup dhe Tetovë. Televizioni Alsat ka siguruar videon ekskluzive të aktit. Personi që dyshohet të jetë autori i zjarrvënies është 38 vjeç me inicialet B.R, me xhinse të kaltra, xhup të zi dhe bluzë të zezë.

Sipas burimeve tona, i njëjti do të kallëzohet penalisht për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” për të cilën rrezikon dënim me burg deri në 5 vjet, por që nuk përjashtohet mundësia që pas zgjerimit të hetimeve dhe vërtetimin të motivit vepra mund të rikualifikohet nga organi i akuzës për shkak se bëhet fjalë për objekt të rëndësisë së veçantë, rrezikon shpërndarje në hapësira tjera publike dhe private, apo mund të konstatohet edhe motiv destabilizimi. Policia gjatë ditës njoftoi se në vendin që u përfshi nga zjarri por bëhet inspektim për të vërtetuar dëmet e shkaktuara.

“Inspektimi në vend ngjarje është duke vazhduar ende është dëmtuar që të bëhet zbardhja e plotë e rastit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Karta e tij penale dëshmon se i dyshuari ka kryer vepra të ngjashme penale edhe më parë. Në dy rastet e fundit ai ka vënë zjarr në një shtëpi të banueshme dhe një shtëpi tjetër të pabanueshme në të cilën dyshohet se e kishte shfrytëzuar për banim pa lejen e të zotit të shtëpisë. Madje i njëjti dyshohet se i vuri zjarrin edhe disa makinave në një parking në Tetovë. /Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?