Gjykata Kushtetuese nesër vendos për fatin e “Balancuesit”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:42

Gjykata Kushtetuese nesër vendos për fatin e “Balancuesit”

Instrumenti që ka për qëllim të ekuilibrojë përfaqësimin e bashkësive etnike në administratë, nesër është para Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit, do të vendosin nëse do ta thyejnë ose jo kalemin për “Balancuesin”, i cili prej 18 shtatorit është i pezulluar dhe me këtë ka humbur balanci i të gjitha punësimeve në administratë. Lënda për instrumentin që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Ohrit, është formuar pas dorëzimit të nismës nga ish kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, në janar të këtij viti. Më të, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje llogari për përkatësinë etnike gjatë konkurseve publike dhe punësimeve në administratë.

Sipas Antikorrupsionit, dispozitat ligjore, në bazë të të cilave funksionon Balancuesi kanë shkaktuar mbipopullim të institucioneve dhe administratës. Veç kësaj, i njëjti po keqpërdoret apo manipulohet nga qytetarët të cilët, vetëm për t’u punësuar e deklarojnë rrejshëm përkatësinë e tyre etnike, varësisht prej kërkesës së konkursit. Në linjë të ngjashme është edhe VMRO-DPMNE-ja, e cila kishte premtuar në fushatë dhe më pas e kishte vendosur në program qeveritar shfuqizimin e balancuesit, duke nënvizuar se përkatësia etnike nuk do të jetë më kriteri numër një për punësim. Sipas kësaj partie, gjatë punësimit fillimisht do të respektohen cilësitë personale, profesionalizmi, kompetenca dhe sistemi i meritokracisë.

Sfera tjetër e ambientit politik janë shqiptarët, të cilët këmbëngulin në krijimin e garancive që heqja e balancuesit të mos jetë mundësi e krijuar për shkeljen e kategorisë kushtetuese për përfaqësim të drejt të bashkësive. Zgjidhja, sipas koalicionit në pushtet VLEN është që instrumenti të zëvendësohet me një ligj, i cili do të parandalonte diskriminimin etnik gjatë punësimeve dhe me këtë, do të shmangej rikthimi i kohës së para vitit 2001 kur përqindja e shqiptarëve në shtet ishte në numra pas presjes dhjetore.

Megjithatë mbetet i paqartë fati i një ligji të tillë.

Disponimi i gjykatësve kushtetues për çështjen e balancuesit është miniaturë e disponimit politik të partive maqedonase dhe shqiptare. Gjyqtarët maqedonas janë në linjë me partitë maqedonase, ashtu siç gjyqtarët shqiptarë me partitë shqiptare. Megjithatë, në këtë rast gjatë vendimit përfundimtar, maqedonasit mund t’i mbivotojnë shqiptarët pasi në kushtetuese nuk vendoset me badenter apo votim të dyfishtë. /Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?