Sekuestrohen në kufi ilaçe dhe lëndë narkotike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:52

Sekuestrohen në kufi ilaçe dhe lëndë narkotike

Në vendkalimin kufitar Bllacë, doganierët kanë parandaluar tentativë për tregti të paligjshme të narkotikëve. Janë sekuestruar 36.4 kilogramë marihuanë, vlera e të cilës në tregun ilegal të shumicës llogaritet afër 100 mijë euro, ndërsa në pakicë deri në tre herë më shumë, njoftojnë nga dogana. Nga atje thonë se lënda narkotike, e paketuar në 36 pako nga një kilogram, është gjetur gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku ishte fshehur në 4 valixhe të mëdha.

DOGANA E RMV-SË

“Inspektorët nga Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve kanë ndërmarrë veprime të mëtutjeshme, gjatë të cilave me urdhër të prokurorit publik është kryer ekspertiza dhe kundër personit është parashtruar kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të shpërndarjes së paautorizuar të drogave”.

Shërbimet doganore në pikën kufitare Jazhincë kanë parandaluar tentativë për kontrabandë të 7847 lentave të ilaçeve të ndryshme, në vlerë prej 8,7 milionë denarëve. Doganat në kufirin e Bogorodicës kanë sekuestruar cigare dhe gjëra të tjera.

/SHENJA/

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?