Vdekjet në Sllatinë/ Dyshohet se nënë e bijë janë helmuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:00

Vdekjet në Sllatinë/ Dyshohet se nënë e bijë janë helmuar

Nënë e bijë të cilat një ditë më parë u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i cili ka qenë i përgatitur prej më herët, shkruan Alsat.

Këto janë dyshimet që ekspertët mjekoligjor i kanë nxjerr në raportin paraprak nga hetimi.

Në të është konstatuar se te dy viktimat nuk kanë shenja dhune dhe për momentin pistat tjera të dyshimeve lihen anash.

Raporti do të dorëzohet në Shkup për saktësimin e llojit të helmimit. Ky vendim është marrë sot në një takim mes Prokurorit, ekspertit mjekoligjor, policisë dhe Qendrës për punë sociale.

Këtë e konfirmon edhe Prokuroria Publike.

“Të dhënat paraprake nga obduksioni flasim se shkak i mundshme për vdekjen e dy personave është helmimi. Nga trupat e viktimave janë marrë mostra për analiza të mëtejme toksikologjike me qëllim përcaktimin e shkakut të helmimit. Tek viktimat nuk janë gjetur shenja të dhunës”, thonë nga Prokuroria Publike.

Një ditë pas ngjarjes banorët e Sllatinës thonë se janë të tronditur nga tragjedia, duke deklaruar se bëhet fjalë për një familje e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike dhe me ndihma sociale.

“Ishin njerëz të qetë, jemi fqinj këtu për sa vite. Nuk kemi pasur asnjëherë problem. Kanë punuar tokat. Kanë dy fëmijë”, tha një banor.

“Nuk mund të flas asnjë. Ishte shumë e rëndë, asgjë nuk mund të them. Nuk kam bërë gjumë gjithë natën. E kam humbur mendjen”, u shpreh një banor tjetër.

Drejtori i shkollës në fshatin Sllatinë konfirmoi se njëri nga anëtarët e familjes i cili ishte nxënës i asaj shkolle ka munguar për dy ditë.

“Ne kemi informacion se nxënësi ka munguar ditën e hënë. Para kësaj jo. Të hënën ka munguar, por kur ndërmorëm hapa të mësojmë pse mungon të martën, veçse mësuam për tragjedinë”, u shpreh Enver Ismani, drejtor i shkollës në Sllatinë.

Kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri sot deklaroi se ai dhe autoritetet e tjera do t’i qëndrojnë pranë familjes Shasivari.

“Ne jemi afër familjes për t’i ngushëlluar dhe për të shpreh gatishmëri institucionale për t’i dalë në ndihmë kërkesave të tyre. Do të qëndrojmë pranë tyre për të ndarë këtë dhimbje”, tha Nuhi Neziri, Kryetar i Komunës së Tearcës.

Kryefamiljari Rakip Shasivari është liruar nga policia dhe i është mundësuar pjesëmarrja në varrimin e familjarëve të tij. Ndërkohë djali i tij 9 vjeçar aktualisht po mbahet nga Enti për Punë Sociale në Shkup. Tragjedia në familjes Shasivari të Sllatinës u denoncua një ditë më parë kur brenda shtëpisë së tyre u gjetën pa shenja jete bashkëshortja 36 vjeçare dhe vajza e vogël e Rakip Shasivarit./ Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?