Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:59

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Sipas tij, vendimi është pastër antikushtetues, pasi që përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe nuk mund të shfuqizohet.

Sipas tij, nuk mbajnë arsyetimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese se me balancuesin janë shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve sa i përket deklarimit dhe është bërë diskriminim në bazë të barazisë pasi që në një konkurs nuk kanë qenë të barabartë të gjitha bashkësitë të konkurrojnë.

Kadriu shpreh dyshim se ka pasur presion politik që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë balancuesin, apo instrumentin i cili garanton përfaqësimin e drejtë të përkatësive etnike në administratën publike.

Pas vendimit të sotëm, gjykatësi Kushtetues Kadriu, shpjegon procedurat juridike se si mund të zgjidhet çështja e përfaqësimit. Ai thotë se ligji i ri i paralajmëruar për përfaqësim të drejtë duhet patjetër të parashikojë përfshirjen e përkatësive etnike pasi që s’mund ta shmangë kategorinë kushtetuese.

Zgjidhja e përhershme, sipas Kadriut duhet të rregullohet me ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht vendimet në Gjykatën Kushtetuese të kalohen me badenter që të mos mund të mbivotohen shqiptarët. /Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?