Përfaqësimi etnik, kërkohet zgjidhje e re

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 20:43

Përfaqësimi etnik, kërkohet zgjidhje e re

Ministria e Administratës duhet të punojë për një zgjidhje që do t’i japë formë ligjore parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, thotë ministri për Transformim Dixhital, kuadër i VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovski. Sipas tij, përgjegjësia për respektimin e këtij parimi, duket të fokusohet te drejtuesi i institucionit përkatës.

“Kompetencën kryesore e ka Ministria për Administratë dhe në periudhën e ardhshme shpresoj se do të punojnë në dhënien formë juridike të vlerës themelore kushtetuese, përfaqësim i drejtë etnik të të gjithë bashkësive etnike. Ai parim kushtetues është i rëndësishëm dhe duhet të respektohet por duhet të gjendet mënyrë që ai të mos jetë në konflikt me cilësinë dhe aftësinë dhe me manipulimet e sistemit. Unë do ua them mendimin tim personal, sepse kam menduar për këtë çështje si jurist. Secili institucion duhet të bëjë kujdes që të ketë përfaqësim të drejtë etnik dhe ky të jetë detyrim i udhëheqësit të institucionit”, deklaroi Stefan Andonovski, ministër për Transformim Dixhital.

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN Halil Snopçe thotë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të propozojnë Ligj të ri, për pesë ose gjashtë javë.

“Draftin e kemi, është gati. Mundemi ta propozojmë edhe sot por duam të bëjmë debat publik me profesionistë dhe ekspertë për t’i pasur parasysh edhe vërejtjet e tyre, të mos bëjmë ndonjë ngatërresë sepse është ligj i ndjeshëm dhe të mos ketë gabime. D.m.th. qëllimi është të përfshihen ekspertët dhe më pas të bëjmë propozimin. Nuk duam të bëjmë fushatë politike me këtë gjë, por ta zgjidhim problemin”, deklaroi Halil Snopçe, koordinator i grupit parlamentar të VLEN.

Ministria e Administratës nga ana tjetër, thotë se deri tani nuk ka asnjë informacion për përgatitjen e ndonjë ligji të ri dhe nuk është e përfshirë në atë proces.

Shfuqizimi i balancuesit, sipas Frontit Evropian, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Sipas tyre, është e kotë të flitet për propozim të ri ligjor për përfaqësim të drejtë dhe adekuat kur nuk ka asgjë konkrete.

“Është një vendim skandaloz, është një vendim puro politik, është një vendim hapur në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese që në vend që të jetë gardian i kushtetushmërisë, sjell një vendim në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Që nga sot e tutje, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat etnike gjatë punësimit. Pra, askush nga dita e sotme nuk do të guxojë t’u kërkojë qytetarëve deklaratë për përkatësinë etnike. Në qoftë se deputetëve nuk do t’u kërkohet, në bazë të kësaj logjike, deklarimi i përkatësisë etnike atëherë vihet në pikëpyetje edhe respektimi i shumicës së dyfishtë, respektivisht shumicës së Badenterit”, u shpreh Arbër Ademi, Fronti Evropian.

Deri tani, nga LSDM-ja nuk ka asnjë reagim, për shfuqizimin e balancuesit. /Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?