Nuk është turk, ja kush pritet të jetë imami shqiptar i xhamisë së Namazgjasë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 20:52

Nuk është turk, ja kush pritet të jetë imami shqiptar i xhamisë së Namazgjasë

Lajmi i emërimit të një imami turk në Xhaminë e Madhe, gati për t’u hapur të enjten nën prezencën e presidentit Erdogan, ka sjellë habi te një pjesë e komunitetit të besimtarëve myslimanë. Kjo pasi një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë.

Deri tani nuk ekziston asnjë precedent i emërimit të një të huaji si imam në ndonjë xhami në Shqipëri. Kjo as në vitet ‘90, kur ende nuk kishte kuadro të shkolluar për të drejtuar jetën fetare islame.

Por duket se kjo nuk do të ndodhë. Së paku, kështu lihet të kuptohet nga njoftimi zyrtar jo i KMSH-së por i Myftinisë së Tiranës, e cila drejtohet nga njeriu që i është besuar ceremonia e hapjes, Gazmend Teqja, njëherësh imam i Xhamisë Xhurra në Tiranë. Dhe do jetë pikërisht ky emër që do drejtojë si imam xhaminë e re.

“Hapjen e xhamisë do ta nderojë gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, si imami zyrtar i Xhamisë së Madhe të kryeqytetit, njëkohësisht dhe kreu i Fondacionit i cili do jetë autoriteti i vetëm administrues i këtij kompleksi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Myftinisë së Tiranës.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 20:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?