Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ju dha afat prej 48 orë përfaqësuesve të VLEN-it, që të dalin para opinionit dhe të tregojnë se cili është mekanizimi ligjor i cili ka mundësi që të përcjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat.
“Kur kjo gjykatë politike që zbaton programet e një qeverie monoetnike sjell vendime të këtilla me çka eliminon deklarimin e përkatësisë etnike, cili është? Ja edhe si jurist me sfondin tim të juristit, po i sfidojë, po i pyes, ndoshta janë kreativ dhe mund të japin përgjigje. Po thonë se balancuesin do ta bëjnë me ligj, more balancuesi edhe tash ka qenë me ligj, formula e balancuesit ka qenë me akt nënligjor”, u shpreh Arbër Ademi, raporton SHENJA.
Ai shtoi se balancuesi nuk ka nevojë të sillet me ligj për shkak se ishte me ligj. /SHENJA/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
9 Tetor, 2024 21:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.