Maqedonia e Veriut zgjidhet anëtare në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:38

Maqedonia e Veriut zgjidhet anëtare në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB

Me 168 vota pro, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e re e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2025-2027, në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, njoftoi MPJ.

Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se mbështetja e vendeve anëtare të OKB-së për këto zgjedhje është mirënjohje e kontributit të vendit si promotor dhe mbrojtës i përkushtuar i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Mucunski thekson se një nga qëllimet kryesore pas këtij suksesi diplomatik do të jetë pjesëmarrja aktive në Këshill, duke kontribuar në promovimin global të të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e situatës në mbarë botën, që është baza e kandidaturës sonë për anëtarësim.

Në Raportin e fundit Kombëtar mbi Rishikimin Periodik Universal të paraqitur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, RMV është lartë në listën e shteteve që respektojnë dhe garantojnë të drejtat e njeriut dhe vlerësohet si një kandidat i kualifikuar që ka plotësuar kushtet e nevojshme për të qenë pjesë e këtij organi ndërkombëtar.

Republika e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për herë të dytë anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pasi më parë ishte anëtare në periudhën 2014-2016.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?