Shtyhet seanca për zgjedhjen e drejtorit të ri të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:43

Shtyhet seanca për zgjedhjen e drejtorit të ri të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”

Seanca e Bordit drejtues të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”, në të cilin sot ishte parashikuar të emërohet drejtori i ri i Akademisë, është shtyrë për shkak të mungesës së një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Siç informoi anëtari i Bordit drejtues, Zoran Gerasimovski, sipas Ligjit për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, vendimet për një çështje vendimtare, siç është zgjedhja e drejtorit të Akademisë, merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. Diçka që nuk ka mundur të realizohet sot pasi anëtari i Ministrisë së Drejtësisë nuk është paraqitur për arsye shëndetësore, të cilën e ka bërë të ditur para fillimit të seancës.

Pas kërkesës së Gerasimovskit, seanca është shtyrë për të hënën, 14 tetor në orën 15, si ditë e fundit për zgjedhje.

Shpallja publike për zgjedhje të drejtorit të Akademisë është publikuar më 26 gusht të këtij viti, pasi ish drejtoresha, Natasha Gaber-Damjanovska, dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita në mesin e korrikut

Pas skadimit të afatit 15 ditor për aplikim, i llogaritur nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në shpalljen aplikuan gjithsej pesë gjyqtarë dhe dy prokurorë.

Në shpalljen, siç më herët publikuan një pjesë e mediave, janë paraqitur dy gjykatës nga Gjykata themelore penale në Shkup, Nenad Saveski dhe Ola Ristova, gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata Civile, gjyqtarja Edita Naskovska nga Gjykata Administrative, si dhe zëvendësdrejtori aktual i Akademisëm Ilir Iseni, funksioni gjyqtar i të cilit është në ndërprerje. Nga radhët e prokurorëve janë paraqitur Spasenka Andonova nga Prokuroria themelore publike Shkup dhe Irina Trajkoska-Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?