Të miturat në shënjestër të dhunës seksuale, UNICEF: Më shumë se 370 milionë vajza janë viktima

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 22:25

Të miturat në shënjestër të dhunës seksuale, UNICEF: Më shumë se 370 milionë vajza janë viktima

Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën moshën 18-vjeçare, janë dhunuar apo janë sulmuar seksualisht në gjithë botën, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Këto janë shifrat e para të agjencisë lidhur me dhunën seksuale ndaj fëmijëve, në nivel global, dhe janë publikuar një ditë para shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave.

Të dhënat nënkuptojnë që një në tetë vajza është e prekur nga kjo formë e dhunës.

Nëse në të dhëna përfshihen edhe format tjera të dhunës seksuale, sikurse ato që kryhen online apo dhuna verbale, atëherë numri do të shkonte në mbi 650 milionë, që do të thotë se çdo e pesta vajzë është përballur me një formë dhune, ka thënë UNICEF.

Situata është më e komplikuar në rajonet më cenueshme, sikurse ato me institucione më të dobëta, me prani të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, apo me prani të shumë refugjatëve që i ikin dhunës dhe pasigurive.

Në këto situata, shkalla e dhunimeve dhe sulmeve seksuale mund të rritet në më shumë se çdo të katërtën vajzë. Edhe djemtë dhe burrat e rinj preken nga dhuna seksuale, ka raportuar agjencia.

Vlerësohet që rreth 240 deri në 310 milionë djem – rreth një në 11 – kanë përjetuar dhunë apo sulme seksuale gjatë fëmijërisë.

Sipas të dhënave, rastet më të shpeshta të dhunës seksuale ndodhin gjatë adoleshencës.

Rajonet me numrin më të madh të rasteve të dhunës seksuale te fëmijët janë: Afrika sub-Sahariane, më pas Azia Lindore dhe Juglindore, Azia Qendrore dhe Jugore dhe më pas Evropa dhe Amerika Veriore.

Raporti është përpiluar pas kryerjes së anketave në më shumë se 120 shtete dhe adio Evropa e Lirë.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 22:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?