Rama në Budapest, Presidenca hungareze: Përshpejtimi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE prioritet kyç

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 20:10

Rama në Budapest, Presidenca hungareze: Përshpejtimi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE prioritet kyç

Kreu i qevrerisë, Edi Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari. Ai është pritur nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban me të cilin do të ketë edhe një deklaratë të përbashkët.

Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, përmes një postimi në platformën X konfirmon se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare e BE-së me Shqipërinë do të mbahte më 15 tetor. Hungaria ka theksuar edhe njëherë mbështetjen për vendin tonë në rrugën drejt integrimit.

“Viktor Orban sapo ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp përkrah kryeministrit shqiptar Edi Rama, se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor, duke shënuar hapjen e klasterit të parë të negociatave. Përshpejtimi i pranimit të Ballkanit Perëndimor është një prioritet kyç i Presidencës hungareze. Ky moment historik tregon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për avancimin e integrimit të rajonit në BE, me konferenca të mëtejshme ndërqeveritare të parashikuara gjatë #HU24EU. Qëndrimi i përbashkët i BE-së pritet të miratohet më vonë sot në Coreper”, thuhet në njoftim.

Shqipëria do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe Greqinë, kanë marrë vendim të mërkurën e 25 Shtatorit që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe ta ndjekë e vetme rrugën drejt anëtarësimit në union.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?