Tiranë-Durrës me 8 korsi, nisin punimet për zgjerimin e autostradës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 19:52

Tiranë-Durrës me 8 korsi, nisin punimet për zgjerimin e autostradës

“Për zgjerimin në 3 korsi hyrëse dhe 3 dalëse plus koristë e emergjencës, autostrada Tiranë-Durrës është përfshirë nga punimet. Fillimisht janë vendosur mjetet e tonazhit të rëndë për të kryer zhvendosjen e sfondit të gjelbër dhe mbjelljen e tyre pranë parkut të liqenit”.

Autostrada Tiranë- Durrës, një prej arterieve kryesor të transportit për në kryeqytet, I është nënshtruar punimeve nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Kasharit. Pa bllokuar kalimin aktual të automjeteve, zgjerimi konsiston në hapjen e një korsie të plotë 3,75 m dhe korsia e emergjencës 3 m.

“6 km e para përfshihen në 2 lote, janë 5 kompani që marrin pjesë në këtë aksion. Zgjerimi konsiston në një korsi shtesë për qarkullim dhe 1 korsi emergjence”, thotë për A2 CNN, Gëzim Noni, përgjegjës i menaxhimit të kontratave, ARRSH.

Gjatë periudhës së punimeve nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve

Zgjidhje nga kjo ndërhyrje do të marrë edhe rruga e vjetër ekzistuese, një shqetësim ndër vitet I shoferëve por dhe bizneseve.

Nuk ka të bëjë me shpronësime pothuajse fare vetëm në një segment të vogël preken disa biznese të vegjël. Do bëhet dhe një ndërhyrje për përmirësimin e rrugës ekzistuese deri në shtresat e saj.

“Kostoja totale për zgjerimin e kësaj autostrade me një afat prej 20 muajsh do t’i kushtoj buxhetit të shtetit mbi 34 milionë euro. Në përfundim të punimeve shpejtësia e lejuar për automjetet do jetë 130 km\h.”

Afati i përfundimeve është ofertuar 24 dhe 19 muaj, impenjimi është maksimal që të ecim sa më shpejt.

Faza e parë e punimeve është parashikuar të përfundojë pas 2 viteve, por ARRSH shprehet se korsitë e reja do të jenë në dispozicion më shpejt./A2

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?