Rama: Asnjë marrëveshje tjetër emigracioni përveç Italisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 22:40

Rama: Asnjë marrëveshje tjetër emigracioni përveç Italisë

Qeveria shqiptare është e prerë dhe e vendosur. Nuk do të ketë asnjë marrëveshje tjetër për migracionin përveç Italisë. Kryeministri Edi Rama madje i pohoi gazetës gjermane “Berliner Zeitung” se do të thotë ‘jo’ edhe sikur të marrë një telefonatë nga kancelari aktual Olaf Scholz ose nga kancelari i mundshëm, si Friedrich Merz. Rama kërkon marrëdhënie më të zhvilluara midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Nëse më pyesni nëse Shqipëria do të lidhë një marrëveshje të dytë të ngjashme me një vend tjetër, unë ju them, jo! Kjo është unike dhe vlen vetëm për Italinë, për dy arsye, duhet të ketë zgjidhje afatgjatë evropiane dhe marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillohen ende. Atëherë mund të diskutonim shumë gjëra.”

Por Rama e sheh si model të mundshëm europian, marrëveshjen e lidhur me Romën.

“Për mendimin tim, çështja e emigracionit kërkon zgjidhje mbarë-europiane. Është çështja e dytë më e rëndësishme pas ndryshimeve klimatike. Migrimi nuk mund të ndalet dhe çdo përpjekje për ta bërë këtë është politikisht dritëshkurtër.”

Rama ndodhej në Gjermani për Samitin e Procesit të Berlinit dhe “Berliner Zeitug” e pyet për integrimin europian, duke nënvizuar se rruga e Shqipërisë ka qenë e ngadaltë, ndryshe nga ajo e Malit të Zi. Por kryeministri kujton se tani Shqipëria është vendi me përparimin më të shpejtë në rajon drejt anëtarësimit.

“Në Podgoricë njerëzit priren të mendojnë me shumë optimizëm. Megjithatë, nëse shikojmë pozicionet përkatëse fillestare, atëherë jemi vendi me përparimin më të shpejtë. Kemi dyfishuar produktin tonë të brendshëm bruto, paga minimale është pothuajse trefishuar dhe paga në sektorin publik është 900 euro. Këto janë shifra që dhjetë vjet më parë ishin të pamendueshme.”

Rama e sheh si ambicioz dhe realist vitin 2030 për anëtarësim në BE:

“Shqipëria tashmë është gati për BE-në. Megjithatë, kërkesa që të jemi anëtarë të plotë deri në vitin 2030, ushtron presion të panevojshëm në proces dhe i bën gjërat më të komplikuara.”

E ndryshe nga Serbia fqinje që është ftuar në “Brics”, një grup vendesh që drejtohen nga Rusia e Kina për të kundërshtuar rendin botëror të drejtuar nga ShBA-ja, Rama e thotë prerë se nuk ka alternativë tjetër veç BE-së, pavarësisht sfidave.

“Së pari, “Brics” është një shaka. Së dyti, historia na ka mësuar në rrugën e vështirë se ka vetëm një vend ku mund të mbështetemi. Kjo është Europa, Bashkimi Europian. Nuk ka alternativë për këtë rrugë. Nuk ka tundim për të kërkuar diku tjetër sepse ne kemi qenë diku tjetër dhe e dimë se si është atje.”

I pyetur për Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Beogradin, Rama thotë se “Serbia e injoron realitetin”. Pavarësisht se Tirana e Beogradi ndahen për Kosovën, Rama sheh edhe mundësi bashkëpunimi.

“Sigurisht që ne kemi dallimet tona, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën. Serbia ende e injoron realitetin se Kosova është një shtet i veçantë dhe i pavarur. Dhe kthim nuk ka. Kjo nuk duhet të na pengojë të punojmë së bashku për çështje të tjera, sepse ka shumë interesa të përbashkëta. Për shembull, edhe nëse Serbia është afër Rusisë dhe Kinës, gjë që Shqipëria nuk do ta bëjë kurrë, ne përsëri kemi nevojë për një paqe të qëndrueshme.”

Për kryeministrin Rama, fqinjët janë fqinjë dhe nuk mund t’i zgjedhësh. Por gjithmonë duhet punuar për të përmirësuar dhe ruajtur marrëdhënien me ta.

Klan News

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 22:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?