Shqipëria kryeson në Evropë, mbi 46 për qind e popullsisë në rrezik varfërie

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:55

Shqipëria kryeson në Evropë, mbi 46 për qind e popullsisë në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave (Eurostat), mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar të martën mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në Evropë, bazohet tek të dhënat e vitit 2021 periudhë kjo kur në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qendror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Evropian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë evropiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Nivelet më të larta të popullsisë në rrezik varfërie, sipas Eurostat u regjistruan në rajonet më të largëta franceze, në Italinë jugore dhe në rajonet rurale rumune.

Sipas përcaktimeve të Eurostat “rreziku për të qenë i varfër” përfshin ata persona që janë të privuar rëndë nga ana materiale dhe sociale dhe jetojnë në familje me të ardhura shumë të ulëta nga punësimi.

Sipas Instituti shqiptar të Statistikave (INSTAT) kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë në vit, në krahasim me 191.791 lekë në vit që ishte në vitin 2021.

Po sipas INSTAT në vitin 2021 janë vlerësuar 622,705 individë që jetonin nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa vitin 2022 janë vlerësuar rreth 576,316 individë. /VoA/

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?