Cilat do të jenë përfitimet nga negociatat? Frenohet largimi “i trurit”, një pjesë e emigrantëve të kualifikuar pritet të rikthehen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 22:46

Cilat do të jenë përfitimet nga negociatat? Frenohet largimi “i trurit”, një pjesë e emigrantëve të kualifikuar pritet të rikthehen

Ëndrra e shqiptarëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian po bëhet realitet me hapjen e grupkapitullit të parë  me unionin. Por si do ndikojë ky proces tek qytetarët e thjeshtë, e për më tepër tek ata që mendojnë të largohen nga vendi.

“Hapja e negociatave është një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë, pasi ata do të kenë mundësi për të lëvizur drejt këtyre vendeve për çështje pune, por edhe do të ndikojë pozitivisht që shumë prej atyre që janë larguar, duke patur të njëjtat kushte në Shqipëri do të rikthehen duke investuar apo duke u punësuar në vendin e vet, ku ende kostot e investimit në biznes apo kostot e krahut të punës, janë shumë të lira në raport me vendet e tjera të Bashkimit Europian”, thotë për Top Channel Erion Muça, ekspert për punësimin.

Edhe ritmet e largimit të trurit do të ulen, kjo pasi një qytetar shqiptar do të gëzojë të drejtën e një qytetari europian, gjë që do të bëjë që ekspertët më të nderuar apo profesionistët mos të lëvizin nga Shqipëria, se tanimë çdo lloj ekspertize apo shërbimi mund ta ofrojnë nga Shqipëria drejt tregut europian.

Edhe kur të anëtarësohemi në Bashkimin Europian ne do të mbartim me vete perceptimet dhe paragjykimet e gabuara që kanë patur edhe anëtare të tjera të reja të unionit si Kroacia, Bullgaria dhe Rumania, të cilat edhe sot shihen jo vetëm si vendet më të varfëra, por edhe vendet që më shumë kanë përfituar sesa kanë kontribuar në BE.

Top Channel

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?