Partia e Borisovit fitoi zgjedhjet në Bullgari, Mickoski pret dialog konstruktiv

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:49

Partia e Borisovit fitoi zgjedhjet në Bullgari, Mickoski pret dialog konstruktiv

Partia e ish kryeministrit, Bojko Borisov, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Bullgari të cilat u mbajtën të dielen. Sipas rezultateve preliminare, partia djathtiste GERB ka fituar 26.08 për qind të votave, në zgjedhjet e shtata që u mbajtën brenda katër viteve në Bullgari. Partia reformiste, Ne Vazhdojmë Ndryshimin, ka dalë e dyta me 14.76 për qind të votave ndërsa, Partia ultra-nacionaliste, Ringjallja, ka dalë e treta me 13.8 për qind të votave. Partia GERB, e cila pritet të formojë Qeverisë në koalicion me ndonjë parti tjetër, është anëtare e Partisë Popullore Evropiane, së bashku me VMRO – DPMNE-në, me çka kryeministri Hristijan Mickoski, në periudhën vijuese, pret dialogu më konstruktiv me Bullgarinë.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Ne jemi nga e njëjta familje – Partia Popullore Evropiane. E shoh se aty nëntë parti dhe koalicione do të hyjnë në Parlament. Do të ketë mozaik interesant në Parlamentin bullgar. Pres një qeveri prej më së paku tre partnerëve. Pa këto dy, nuk mund të formohet qeveria (GERB-SDS dhe Ndryshimet Vazhdojnë-Bullgaria Demokratike). Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Shpresojmë se do të ketë Qeveri dhe nuk do të ketë zgjedhje të teta me radhë dhe se do të mund të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë drejt BE-së”.

Bullgaria viteve të fundit është përballur me qeveri jostabile, që ka çuar në zgjedhje të shpeshta parlamentare. Kjo ka ndikuar edhe në raportet me Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në zgjidhjen e kontestit që kanë dy vendet në lidhje me çështjet e historisë e të cilat, kanë bllokuar procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Qeveria bullgare tashmë disa muaj funksionon me qeveri teknike, pasi pas zgjedhjeve të qershorit, partitë fituese nuk arritën që të formojnë qeveri. Autoritetet e vendit, janë optimist se pas formimit të qeverisë politike në shtetin fqinj, raportet të përmirësohen dhe palët të ulen në dialog për të gjetur një zgjidhje.

/SHENJA/

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?