Teuta Minahi emërohet drejtoreshë e Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Tetor, 2026 17:59

Teuta Minahi emërohet drejtoreshë e Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar

Teuta Minahi është emëruar drejtoreshë e Shkollës së Mesme Teknike Komunale në Gostivar, duke marrë drejtimin e institucionit arsimor ku ka ligjëruar për shumë vite.

Minahi vjen në këtë detyrë pas pensionimit të profesorit Besir Saliu, i cili e drejtoi shkollën gjatë viteve të fundit.

Emërimi i Minahit vjen në kuadër të marrëveshjes së koalicionit mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH), përkatësisht Aleancës Kombëtare Shqiptare, në nivel lokal. Ajo është kuadër i BDI-së.

Me marrjen e detyrës së re, Minahi do të udhëheqë një nga institucionet e rëndësishme arsimore të Gostivarit, ku për vite me radhë ka qenë pjesë e stafit mësimor.

Ndryshimi në drejtimin e shkollës shënon kalimin e përgjegjësisë nga profesori Besir Saliu te Teuta Minahi, e cila tashmë do të jetë në krye të institucionit ku ka zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj profesionale. /Flaka/

65

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Tetor, 2026 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
65

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut