Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune për përpilimin e një ligji të ri për përfaqësim të drejtë. Ai tha se në grup ka ekspertë por se ministri Minçev nuk është pjesë e tij. Konfirmimi i Mickoskit vjen një ditë pasi ministri i Administratës Goran Minçev tha se akoma nuk ka grup pune për ligjin për përfaqësim të drejtë, kurse VLEN tha se grupi i punës ekziston, ka mbajtur dy takime dhe se vetë Minçev ishte pjesë e tij.
“Unë nuk i komentoj qëndrimet që vinë nga individë nga partnerët tanë të koalicionit. Po, ka grup pune në të cilin ka ekspertë të cilët punojnë në hartimin e zgjidhjes ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila, kur të definohet, do t’i jepet opinionit dhe do ta dëgjojmë gjykimin e tyre dhe më vonë edhe të Komisionit të Venecias, para se të dërgohet në Kuvend. Po, ka grup pune. Jo, ministri Minçev nuk është pjesë e atij grupi të punës”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
29 Tetor, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.