Dibra, Struga e Kërçova me teatër të përbashkët!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:32

Dibra, Struga e Kërçova me teatër të përbashkët!

Kjo iniciativë u prezantua në natën e fundit të festivalit teatror që u mbajt në Dibër, si nga ana e pushtetit vendor ashtu edhe nga ana e drejtorisë së festivalit. Kryetari i komunës, Hekuran Duka tha se problemi me themelimin të një teatri në Dibër aktualisht është i pamundur meqë mungojnë kuadrot e nevojshëm siç janë aktorët dhe regjisorët profesional

Pas realizimit të edicionit të 23-të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, që u mbajt në Dibër, nga ky event kulturor doli edhe një kërkesë nga komuna dhe drejtorisë të festivalit, që të themelohet një teatër rajonal për qytetet e Dibrës, Strugës dhe Kërçovës. Themelimi i një trupe teatrore për këta tre qytete faktikisht do të mundësonte që në mungesë të teatrove shqiptare në këto tre qytete, ata të kenë një teatër të përbashkët. Dibra edhe pse organizon 23 vite festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, nuk ka një teatër të vet por teatro nuk kanë as Struga por as Kërçova. Në të tre komunat mund të sigurohen kuadro me kualitet të lartë dhe teatri rajonal mund të funksionojë pa probleme.

Kjo iniciativë u prezantua në natën e fundit të festivalit teatror që u mbajt në Dibër, si nga ana e pushtetit vendor ashtu edhe nga ana e drejtorisë së festivalit. Kryetari i komunës, Hekuran Duka tha se problemi me themelimin të një teatri në Dibër aktualisht është i pamundur meqë mungojnë kuadrot e nevojshëm siç janë aktorët dhe regjisorët profesional. Në një situatë të këtillë sipas Dukës, themelimi i teatrit rajonal mundëson sigurimin e kuadrove teatrore. “Prandaj besojmë se themelimi i teatrit të përbashkët mes komunave Dibër, Strugë dhe Kërçovë do të ishte një zgjidhje shumë efikase për funksionimin e një trupe teatrore në këtë rajon”, tha Duka. Sipas tij funksionimi i një teatri të këtillë do të ishte efikas edhe në funksionimin financiar dhe kadrovik. Edhe drejtori i festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, Ylber Nuredini sheh rrugëdalje të mirë në themelimin e një teatri rajonal. “Është një ide e mirë dhe faktikisht si teatër i përbashkët mund të funksionojë shumë me sukses”, thotë Nuredini. Ai shton se aktualisht Dibra nuk mund të themelojë një teatër të vet, me që nuk ka kuadro të mjaftueshme, por edhe për shkak të mungesës financiare për këtë projekt. Drejtori Ylber Nuredini i cili është një aktor dhe regjisor i përsosur dhe shtylla kryesore e festivalit të Dibrës, thotë se nëse themelohet një teatër rajonal, atëherë të tre komunat –Dibra , Struga dhe Kërçova do të kishin leverdi kulturore.

Një ide e këtillë e cila tani më ka marrë edhe një formë zyrtare si kërkesë publike për tre komunat, është përkrahë edhe nga dibranët dashamirë të artit të Talias. Për shkaqe materiale dhe mungesë të kuadrove, tanimë shumë vite nuk funksionon teatri dibran “Qemal Ajdini”. Ky teatër për të filluar të funksionojë vetë si i tillë nuk ka mundësi meqë mungojnë mjete dhe kuadro. Ka disa aktorë dibran por ata jetojnë në Shkup. Ata që janë në Dibër janë të paktë, prandaj edhe themelimi i teatrit rajonal me seli në Dibër do të ishte një hap i madh që kultura teatrore mbarëkombëtare të zgjerohet dhe publiku në të tre komunat të ketë mundësi të sheh më shumë shfaqje teatrore, por njëkohësisht edhe shfaqet të këtij teatri rajonal të prezantohen në festivalin e Dibrës, por edhe festivaleve të tjera teatrore që mbahen në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. (koha.mk)

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?