SPAK u vlerësua në Progres Raportin e BE, reagon Berisha: Kam dokumente zyrtare, prokurori bën pazar me vrasësit! 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 22:35

SPAK u vlerësua në Progres Raportin e BE, reagon Berisha: Kam dokumente zyrtare, prokurori bën pazar me vrasësit! 

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetari i PD-së është shprehur se disponon dokumente zyrtarë që sipas tij tregojnë se disa prokurorë të SPAK janë përfshirë në përgjime me eksponentë të krimit të organizuar.

Ditën e sotme ambasadori të BE, Silvio Gonzato tha se “Puna e shkëlqyer e SPAK ka dhënë rezultate”, por sipas Berishës nuk është e vërtetë.

Berisha ne Top Story: Në vitin e mbledhjes së kanabisin Donald Lu lëvdonte policinë për punën në vetëmohim që bënë kundër drogës, kur unë e denoncoja drogën dhe gjeneral ‘Lisi’ para Mc Gonigalit do të korruptohej, por Berisha mbronte interesin e vendit të tij.

Sali Berisha mbi bazë dokumentesh zyrtare të pamohueshme që disponon e ka shpallur Spak organizatë kriminale dhe pse e ka bërë këtë, mund t’i kisha marrë këtu me vete sonte dhe t’u lexoja disa nga regjistrimet ku prokurori i kërkon vrasësit ose trafikantit kaq e aq për t’ja ndryshuar krimin, për t’ja manipuluar dosjen, i SPAK-ut.

Jo komisioni meqenëse je aty, por në botë njeri që të më lëkundë mua në bindjet, se ai që tregton dhe bën pazar me vrasësin nuk është i lig sa vrasësi nuk ka, ai që i di këto dhe thotë, po po nuk jam i tillë. Kur kolegu i tij apo bosi i tij i thotë se ky prokuror ia tha na thuaj pak ti zotëri Duman, nga 19 pyetje që iu bënë Ymer Lalës i denoncuar nga Luftar Reci për vrasje nuk guxove t’i bësh pyetje për vrasje. Janë pak nga dosjet. Kam respekt për ambasadorin e BE-së, por më shumë kam për të vërtetën.

MOSBINDJS CIVILE
Gjatë intervistës, Berisha ka thënë se mosbindja civile ka nisur prej tij. “Ajo mosbindje civile ka nisur nga unë, duke lënë modestinë mënjanë dhe si koncept dhe si ide është mbrojtur në mënyrë të fuqishme si kundër është zbërthyer, sepse të ftosh të tjerë për mosbindje civile së pari duhet t’i bindësh ata se motivi qëndron plotësisht, se kauza që mbron është e drejtë dhe ajo ça unë jam përpjekur me mundësitë e mia shqiptarët është se kemi të bëjmë me një narko diktaturë. Gjëra që ti thua shpjegon apo mbron nuk zënë menjëherë fole në mendje dhe ndërgjegjen e të tjerëve kur unë kam informuar shqiptarët dhe vijoj të paraqes se Shqipëria ndodhet në formën më të keqe”, ka thënë Berisha.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 22:35