Çka thotë Policia për incidenti i armatosur në Haraçinë?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Nëntor, 2024 22:01

Çka thotë Policia për incidenti i armatosur në Haraçinë?

MPB ka dalë me informacionet e reja lidhur me rastin e një incidenti me armë në Haraçinë, përmendur para pak çastesh nëpër disa media vendase.

“Me datë 01.11.2024, rreth orës 19:00, nga Qendra Emergjente “Nënë Tereza” në SPB Shkup është raportuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët kanë qenë në një veturë Audi”, thuhet në MPB.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo edhe: 50-vjeçari humbi jetën pas të shtënave në Haraçinë, 19-vjeçari lufton për jetë!

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Nëntor, 2024 22:01