Ish lideri i VMRO-DPMNE: Tani kemi Qeverinë më Pro-serbe në historinë e Maqedonisë!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2024 22:34

Ish lideri i VMRO-DPMNE: Tani kemi Qeverinë më Pro-serbe në historinë e Maqedonisë!

“Nëse analizojmë politikën maqedonase tri vite para shkatërimit të Jugosllavisë e deri më sot, mund të them se jo vetëm VMRO-DPMNE-ja por kemi Qeverinë më pro-serbe që ekziston në Maqedoni”.

Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri dhe ish-lideri I VMRO-DPMNE-së, aktualisht Kryetar I VMRO – Partia Popullore, Lubço Georgievski, gjatë një interviste në emisionin “Triling” në TV 24.

Georgievski këtë pohim e ka mbështetur me shumë argumente duke akuzuar VMRO-DPMNE-në se bën diversion dhe cinizëm me historinë. Sipas tij, fryma pro-serbe e Qeverisë aktuale është më e madhe madje edhe nga koha e Llazar Kolishevskit.

“Vlerësoj se sot kemi një parti të hapur pro-serbe, që as komunistët, ja të themi as “të majtët” e as “të djathtët” që nga 1945 nuk e mbajmë mend të jetë kaq e shprehur. Mua më vjen keq që kjo ndodh me partinë që e kam formuar e që mban emrin VMRO, e që bën divreson dhe cinizëm të këtillë të historisë. Por, kjo ndodh për momentin. Mund të them se jo vetëm VMRO, por kemi Qeverinë më pro-serbe që ekziston në Maqedoni, shumë më tepër se në kohën e Kolishevskit” – tha Georgievski.

Ndryshe, VMRO – Partia Popullore e ish-Kryeministrit, Lubço Georgievski, kishte reaguar lidhur me shënimin e Betejës së Kumanovës në Maqedoninë e Veriut.

Nga kjo parti dolën me akuza se dikush bën revizionin e historisë, me rastin e shënimit të kësaj beteje, sic thanë, me bekimin Zv/Kryeministrit,Ivan Stoilkoviq.

Në të gjiha këto manifestime në territorin maqedonas, sic thanë në komunikatë, përfaqësuesit zyrtar serb në vend të emrit Maqedonia përdorin termet “Serbia e Vjetër”, “Serbia Jugore” dhe “Mbretëria Jugosllave” dhe flasin për çlirimin e “tokave serbe” dhe të popullit serb. /tvklan.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2024 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?