Mbledhja ndërqeveritare RMV-Kosovë, tre protokolle dhe memorandume bashkëpunimi!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2024 08:55 Përditësuar

Mbledhja ndërqeveritare RMV-Kosovë, tre protokolle dhe memorandume bashkëpunimi!

Ju njoftojmë se sot, më datë 18.11.2024 (e hënë), në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në orën 10:30 parashikohet mbërritja e delegacionit kosovar dhe atij maqedonas, pas së cilës vijon pritja e kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Është paraparë që para fillimit të mbledhjes ndërqeveritare, në orën 11:20, të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe takime tet-a-tet ndërmjet ministrave të dy qeverive.

Në orën 12:00 do të mbahet mbledhja ndërqeveritare, pas përfundimit të së cilës do të nënshkruhen protokolle dhe memorandume bashkëpunimi në tre fusha.

E para është memorandum për energjetikën, minierat dhe burimet minerale, ku përcaktohen nismat për bashkëpunim në fushën e energjetikës, gazit, qymyrit, energjisë elektrike dhe projekteve të rëndësishme infrastrukturore për interkoneksionin e gazit dhe nisma të tjera projektesh, si dhe nisja e bashkëpunimit për të shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të një lidhjeje të re direkte të gazit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

E dyta është informacion mbi nënshkrimin e Protokollit ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes për pikëkalimet kufitare të përbashkëta “Bllacë – Hani i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboqicë”. Ky protokoll rregullon mënyrën e kontrolleve dhe inspektimeve doganore, infrastrukturën e pikave të përbashkëta kufitare, ndërlidhjen reciproke të sistemeve të menaxhimit kufitar dhe mënyrën e mirëmbajtjes së objekteve.

Dokumenti i tretë, që do të nënshkruhet, është një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Palët pajtohen të punojnë së bashku për përmirësimin e cilësisë në arsimin profesional dhe trajnimet si dhe në arsimin për të rritur në të dyja vendet, duke pasur parasysh dispozitat ligjore të të dy vendeve që rregullojnë punën e tyre. Me anë të memorandumit, palët pajtohen për shkëmbimin e përvojave në arsimin profesional dhe trajnim, përfshirë shkëmbimin e informacionit mbi mënyrën e funksionimit të qendrave rajonale për arsimin dhe trajnimin profesional.

Në orën 13:45 do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mickoski, dhe kryetarit të Qeverisë së Kosovës, Kurti.

119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2024 08:55 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?