Aggeler: Lista e zezë e SHBA-së do të përditësohet

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Nëntor, 2024 17:56

Aggeler: Lista e zezë e SHBA-së do të përditësohet

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageller, ka deklaruar se “lista e zezë” e SHBA-së është shumë dinamike dhe në vazhdimësi diskutohet për emra të rinj. Në një deklaratë për mediat të dhënë pas hapjesë së konferencës së parë për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga ambasada e SHBA-së në Shkup, Aggeler tha se, nuk ka kornizë të caktuar kohore për shtimin e njerëzve të ri në listë, për shkak se ky është vendim i Uashingtonit.

Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-së në Shkup

“Lista e zezë e SHBA-së është shumë dinamike, vazhdimisht po diskutohet për emra. Nuk ka kornizë kohore, për shkak se kjo është vendim i SHBA-së, por, ju sigurojë se përderisa flasim ka emra që janë marrë parasysh dhe çdoherë jemi të hapur për shtimin e emrave të rinj në listë dhe do të kujdesemi që të njoftoheni kur të ndodhë ajo”.

Lidhur me çështjen e rekomandimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, ajo tha se, është e rëndësishme që këto komente dhe rekomandime të shqyrtohen me kujdes në mënyrë që publiku të marrë përgjigje për pyetjet.

Kujtojmë se, për herë të fundit, “lista e zezë” amerikane u zgjerua në muajin mars të këtij viti, kur në këtë listë u futën ish kryeprokurorja e ish Prokurorisë Speciale, Katica Janeve dhe kryetari aktual i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit kishte konstatuar dy funksionarët pubkik kishin minuar shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike në vend.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Nëntor, 2024 17:56
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë