Takimi Gashi – Konjufca: Rajoni ynë të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2024 14:23

Takimi Gashi – Konjufca: Rajoni ynë të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës, realizoi takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Kryetari Gashi falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se kjo vizitë është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe konstruktive bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si dhe i bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve në të gjitha nivelet. z. Gashi vlerësoi se bashkëpunimi parlamentar bilateral ka dinamikë intensive me tendencë për të vazhduar trendin edhe në të ardhmen.

Shpeshtësia e takimeve bilaterale reciproke, për të cilat Kryetari Gashi ishte angazhuar edhe gjatë mandatit të tij si kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka rezultuar me avancim të dukshëm të dialogut ndërmjet dy vendeve dhe mbajtjen e Mbledhjes së Dytë të Përbashkët të Qeverive më 18 nëntor të këtij viti. Të dy parlamentet bashkëpunojnë dhe mbështesin me sukses njëri-tjetrin në nivel multilateral, në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), Këshillit të Evropës dhe Frankofonisë dhe ndajnë vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor të qëndrueshëm, të integruar në strukturat euroatlantike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në të gjitha nivelet që nga pavarësia e deri më sot. Theksoi se mbështetja e vazhdueshme reciproke në të gjitha nivelet është reflektimi i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ndajnë të njëjtat sfida: përafrimi i standardeve të BE-së, zbatimi i reformave, përballja me sfidat dhe kompromisi me fqinjët.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që rajoni ynë të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh kontekstin gjeopolitik të kontinentit dhe rëndësinë e rajonit për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë.

Në takim morën pjesë edhe deputetët: znj. Imërlije Saliu-Fetai, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, z. Toni Jarevski, anëtar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2024 14:23
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë