BDI dënon ndërhyrjen e Policisë në festën e mbrëmshme

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Nëntor, 2024 09:21

BDI dënon ndërhyrjen e Policisë në festën e mbrëmshme

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër ndërhyrjen e paprecedent  të policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, një ditë me rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën. Kjo ndërhyrje, në vend që të ruante rendin publik, provokoi tensione të panevojshme dhe krijoi një klimë konfrontimi, duke cenuar të drejtën për të festuar lirshëm këtë ditë simbolike.

Njëkohësisht, dënojmë aktin individual të djegies së flamurit shtetëror, që erdhi si reagim ndaj ndërhyrjes së panevojshme të policisë. Veprime të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shqiptarëve dhe as aspiratat tona për bashkëjetesë të qëndrueshme dhe respekt të ndërsjellë.

Në këtë kontekst, është e papranueshme dhe e turpshme që VMRO-DPMNE dhe forca të tjera politike po përpiqen të shfrytëzojnë këto incidente për të ndërtuar një narrativë të rreme që kriminalizon çdo pozicion shqiptar. Kjo tendencë për të përfaqësuar shqiptarët si mbështetës të agjendave kriminale është një sulm ndaj identitetit dhe dinjitetit tonë kolektiv dhe një përpjekje për të mbuluar agjendën e tyre të korruptuar.

213
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Këto forca politike, që çdo ditë mbajnë vendin jashtë mekanizmave mbikëqyrës të Bashkimit Evropian, po e plaçkitin shtetin dhe qytetarët e tij, duke keqpërdorur institucionet për përfitime personale. Përpjekja për të devijuar vëmendjen nga këto skandale duke kriminalizuar shqiptarët është një taktikë e njohur që nuk do të ketë sukses.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të përkushtuar ndaj vlerave demokratike, barazisë dhe bashkëjetesës ndëretnike. Nuk do të lejojmë që qëndrimet tona legjitime të përdoren si mbulesë për manipulime politike apo për të ruajtur pushtetin e atyre që përfaqësojnë interesat e tyre personale mbi interesat e qytetarëve dhe vendit.

I bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë me maturi, profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dallim, dhe duke garantuar të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm identitetin dhe kulturën e tyre. Në të njëjtën kohë, ftojmë qytetarët shqiptarë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke mos rënë pre e provokimeve dhe manipulimeve të atyre që synojnë të përçajnë dhe të destabilizojnë vendin.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve, duke kontribuar në një të ardhme evropiane për Maqedoninë e Veriut, ku drejtësia, transparenca dhe barazia të jenë vlerat themelore të shoqërisë sonë.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Nëntor, 2024 09:21

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
213
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?