Incidentet’28: MPB flet për arrestime, hetime dhe llogaridhënie

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Nëntor, 2024 00:06 Përditësuar

Incidentet’28: MPB flet për arrestime, hetime dhe llogaridhënie

“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar”, kështu tha, zëvendësministri i punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe shtoi se, çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Iseni tha se ligjet do të zbatohen nga të gjithë ndërsa mosrespektimi i tyre, do të sanksionohet pa përjashtim.

Tutje, zvendësministri shtoi se, gjatë ditës së djemshme të gjithë dënuan aktin e fyerjes së flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa sot, tha se e dënon dhe konfirmon se do të ketë përgjegjësi për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka vepruar në mënyrë fyese dhe të papranueshme ndaj flamurit shqiptar.

“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim.

Ligjet do të zbatohen njësoj për të gjithë, ndërsa institucionet do të jenë garancë për respektimin e tolerancës dhe të drejtave ndërmjet të gjitha komuniteteve.

Sipas nenit 319 të Kodit Penal, kushdo që me dashje nxit përçarje, intolerancë ose urrejtje përmes fyerjes ose shkatërrimit të simboleve kombëtare ose fetare, do të mbajë përgjegjësi penale. Nuk do të lejoj që një sjellje e tillë, sidomos kur vjen nga një punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të mbetet e pandëshkuar.

Si zv/ministri i Punëve të Brendshme, unë qartë e dënoj çdo shkelje ose mosrespektim të simboleve shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nëse bëhet fjalë për flamurin e maqedonasve, shqiptarëve, apo të cilitdo bashkësi etnike tjetër.

Dje të gjithë së bashku e dënuam aktin e fyerjes së flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar angazhimin tonë për bashkëjetesë dhe respekt reciprok. Sot, gjithashtu e dënoj dhe konfirmoj se do të ketë përgjegjësi për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka vepruar në mënyrë fyese dhe të papranueshme ndaj flamurit, i cili është simbol kombëtar i shqiptarëve, një flamur që është rregulluar me ligj për përdorim sipas normave ligjore të shtetit tone”, tha Astrit Iseni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se gjithsej 8 persona janë arrestuar pas ngjarjeve gjatë festës në Maqedoninë e Veriut për 28 Nëntor. Toshkovski lavdëroi policinë për veprimet, siç i quajti ai, profesionale.

“Sfidat e mbrëmshme, që ishin drejtpërdrejt ndaj dinjitetit të qytetarit maqedonas. Nuk do të lejojmë veprime të këtilla të ndezin tensione ndëretnike në Maqedoni. Atë që e kemi folur, është se ka paralajmërime, ka tentime që do të djegin padurim ndëretnik në Maqedoni. Ja prova se e njëjta po ndodh. 4 nga ata persona janë arrestuar për shkak se kanë kryer shkelje, pjesëmarrje në rrahje. 4 persona të tjerë janë arrestuar për shkak se për ta kemi baza të dyshimit se kanë kryer vepër penale 390 nga Kodi Penal, ku është paraparë dënim minimal me 1 vjet burg.

Toshkovski tha se po vërtetohen paralajmërimet se persona të caktuar po përgatisin skenarë për de stabilizim të vendit.

“Dua të dërgoj porosi te të gjithë ata që e kanë ndërmend të shkaktojnë çfarëdo skenari për destabilizim të Maqedonisë. Ashpër do të përgjigjemi të çfarëdo tentimi”, shtoi Toshkovski.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjete sociale u publikuan disa video ku shihej se si përdhosej flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut, por edhe flamuri i Shqipërisë, nga grupe të ndryshme të qytetarëve.

Lexo edhe: Incidentet’28: Momentet që çuan në nxitje

Incidentet’28: Reagime të shumta nga qarqet politike në vend

Incidentet’28: Komitët paralajmërojnë marsh, Ckembari me kore raciste anti-shqiptare

Incidentet’28: MPB flet për arrestime, hetime dhe llogaridhënie

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Nëntor, 2024 00:06 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme