Ndotja e ajrit, llogariten 2000 vdekje në vit si pasojë e ndotjes

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Dhjetor, 2024 21:16

Ndotja e ajrit, llogariten 2000 vdekje në vit si pasojë e ndotjes

“Vlerësimet e Institutit të Shëndetit Publik mbi ndikimin e ajrit të ndotur me grimat PM  për periudhën 2019-2021 thonë se çdo vit në Maqedoninë e Veriut humbin jetën 4175 persona, si pasojë e ekspozimit ndaj përqendrimeve të grimcave PM.5, që përfaqëson 17 për qind të vdekshmërisë totale në vend. E shprehur në normë, nivelet aktuale të ndotjes së ajrit atribuohen në 348.4 vdekjeve për 100.000 banorë. Vlerësimet më të fundit të vitit 2024 që i referohen periudhës 2020-2022 arrijnë në 3 493 vdekje, përbën 15.7 për qind të totalit të vdekshmërisë. E shprehur si normë, 291.4 njerëz për 100.000 banorë humbin jetën çdo vit për shkak të cilësisë së ajrit” – ISHP.

Qytetarët e Shkupit pavarësisht se janë të vetëdijshëm dhe ju pengon ajri i ndotur, preferojnë të përdorin makina në vend  të një mjeti transportues më ekologjik siç janë biçikletat.

“Jo nuk përdori, pasi është ftohët. Por, më pengon ajri i ndotur si gjithkujt”, tha një qytetar.

“Nuk përdori për momentin, pasi e kam punën të tillë më duhet makinë. Por, sigurisht që pengon ajri i ndotur”, u shpreh një qytetar tjetër.

Ambientalistët vlerësojnë se qytetarët do të mund të përdornin më shumë biçikleta ose trotinete, nëse do të krijoheshin kushtet infrastrukturore.

“Përderisa krijohen  mundësi infrastrukturore qytetarët më shumë do të përdornin biçikleta dhe trotinete. Edhe tani ka që përdorin më shumë se viteve të kaluara, por fakte është që Ministria e Punëve të Brendhshme për fat të keq nuk është aktive ashtu siç duhet të jetë, rrugicat e biçikletave edhe më tej përdoren nga veturat. Dhe mendoj se si ndihmë për ngritjen e vetëdijesimit mund të jetë edhe aktiviteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra aktivitete të gjobave apo sanksionimit të vozitësve që i rrezikojnë biçikletistët” – Eli Peseva, Iniciativa O2.

Qeveria miratoi një plan aksional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse. Në këtë plan parashihen kontrolle të shtuara të automjeteve, regjim i veçantë i komunikacionit për automjetet e rënda, reduktim I përdorimit të automjeteve zyrtare, lirimi nga puna I grave shtatzëna, personat mbi 60 vjeç; personat me sëmundje malinje dhe astmë kronike shkruan alsat.mk.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Dhjetor, 2024 21:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë