Iseni: MPB në mënyrë efikase do të zbardh rastin dhe personat e përfshirë do të japin përgjegjësi

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 12:56

Iseni: MPB në mënyrë efikase do të zbardh rastin dhe personat e përfshirë do të japin përgjegjësi

Zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni, ka reaguar rreth ndodhive të fundit në Kumanovë, respektivisht vënies zjarr së dy veturave dhe një dyqani. 

Iseni ka shkruar se rastet janë të lidhura me qërim hesapesh nga e kaluara, por që MPB, po punon për zbardhjen e rastit në tërësi. 

“Në mëngjesin e sotëm në Kumanovë, disa persona kanë vënë zjarr ndaj disa veturave dhe një objekti, ndërkaq personat që kanë vënë zjarrin dyshohet se kanë përdorur pajisje për bllokimin e kamerave. Informojmë se institucionet përkatëse dhe përfaqësues të MPB-së kanë inspektuar vendin ku ka ndodhur rasti dhe se gjatë ditës do të dalim me detaje të reja”, ka shkruar Iseni.

Ai ka shtuar se MPB ka indikacione se në ngjarjet e mëngjesit në Kumanovë përkojnë me qërim hesapesh nga e kaluara nga grupe të caktuara kriminele. MPB në mënyrë efikase do të zbardh rastin dhe personat e përfshirë do të japin përgjegjësi. 

“Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë themelor dhe për këtë ne po angazhohemi çdo ditë. Që nga marrja e detyrës kanë ndodhur një varg krimesh, por me të gjithë rastet po merremi seriozisht dhe së shpejti do të jetë epilog për të gjithë këto raste një nga një. Duhet ta dinë të gjithë se tani është koha kur kriminelët do të marrin dënimin e merituar për veprat të cilat i bëjnë. Ka kaluar koha kur drejtësia ishte selektive. Tani askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia e veprave të tij.  Për MPB-në të gjithë qytetarët janë prioritet. Banditët do të marrin dënimin e merituar. Bëjmë thirrje deri te të gjithë qytetarët që rastet t’i marrin me gjakftohtësi dhe t’ua lejnë në dorë institucioneve shtetërore për t’i zbardhur ato. MPB garanton siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët”, ka shkruar në fund Iseni.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 12:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?