VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 15:06

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

BDI, ky klan partiak që shkatërroi gjithçka, tani nga opozita kanë filluar të shesin mend e moral politik dhe për presione. Por, as kjo nuk u shitet sepse qytetarët e dinë fortë mirë e qartë se si kanë keqpërdorur çdo mekanizëm institucional vetëm në dobi të tyre, përfshirë edhe gjykatat.

Оpinioni fort mirë e di se prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion, Islam Abazi është njeri i afërt i BDI-së ku u publikuan fotot e tij me vëllain e kryetarit Ahmeti por edhe me funksionarë të lartë të BDI-së. Nga kjo parti shumë ish funksionarë, janë rahatuar në sistemin gjyqësorë kinse për të ndarë “drejtësi të paanshme“. Sot e kësaj dite ish funksionarë të kësaj partie gëzojnë funksione publike në Prokurori dhe Gjykata, si Ixhet Memeti i cili u kap me “presh në dorë” dhe njëkohësisht i bëri vetting tërë BDI-së.

BDI të flet për veprime në kundërshtim me ligje është absurd në vete. BDI është sinonimi i shkeljes së ligjeve  dhe ndikimit në sistemin gjyqësorë në vazhdimësi. E për këtë nuk do mend që duhet e do të ketë edhe llogaridhënie.

213
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Pikërisht rikujtojmë edhe njëherë BDI-në dhe liderin e tyre Ali Ahmeti kur në takimin në  Vodno te ish presidenti Pendarovski kishte kërkuar rikthimin e shefit të tij me kalë të bardhë, Nikolla Gruevskit. E pikërisht në këtë takim, Ahmeti kishte propozuar dy mënyra për rikthimin e tij nga Budapesti, përkatësisht përmes “njerëzve të tij” në gjykatat e vendit. Gjithashtu rikujtojmë se për këtë rast partia e Ahmetit i kishte bërë presion edhe kryetares së gjykatës së lartë, Besa Ademi. Dhe për këto presione të këtyre që po shesin moral të rremë, kishin marrë vërejtje edhe nga ambasadat e huaja për presionin e vazhdueshëm ndaj Besa Ademit.

E njëjta Vesna Dameva që sot dha dorëheqje dhe BDI derdh lot krokodili për presion ndaj saj, Selim Ademi -anëtar i BDI-së, i cili në atë kohë në cilësinë e nënkryetarit e mbivotoi dhe e shkarkoi nga pozita e kryetares për shkak se ajo nuk ishte e dëgjueshme që të fut në rend dite pikat që i shkojnë përshtati ish pushtetit të kaluar, akuzon VLEN.

Lexo edhe: BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 15:06

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
213
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?