Gjenden zgjidhje për qëndrueshmëri më të madhe klimatike të bujqësisë

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 15:10

Gjenden zgjidhje për qëndrueshmëri më të madhe klimatike të bujqësisë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, kishte paraqitje në hapjen e Forumit Bujqësor për ndryshimet klimatike, i cili u mbajt sot në Shkup.

“Ndryshimet klimatike ndikojnë dukshëm në sektorin e bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, sepse sektor është shumë i varur nga kushtet atmosferike dhe klimatike. Në anën tjetër, sektori i bujqësisë është një sektor që emeton gazra serrë, andaj duke zbatuar politika dhe masa të duhura, kontribojmë në arritjen e qëllimeve deri në vitin 2030 dhe 2050”, ka theksuar Ejupi duke konfirmuar angazhimet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor për  partneritete, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me një qëllim të vetëm – sigurimin e një shoqërie më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

Në forum u prezantuan tri analiza ekspertësh: Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi, Sistemet e ujitjes bujqësore, Një analizë e detajuar e sfidave aktuale, mundësive dhe rekomandimeve për përmirësimin e praktikave të ujitjes bujqësore dhe efektet e ndryshimeve klimatike në grupet e cenueshme rurale.

Pjesëmarrësit, duke përfshirë fermerë dhe shoqata bujqësore, përfaqësues nga institucionet dhe organizatat shtetërore të fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, përmes diskutimit, shkëmbyen këndvështrime, mendime dhe informacione të ndryshme për statistikat përkatëse për ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi dhe komunitetet rurale në Maqedoninë e Veriut, për adresimin e çështjeve kryesore dhe promovimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Në këtë ngjarje folën edhe zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Suedisë Elizabeth Dahlberg Frisk, sekretarja shtetërore e ministries së Bujqësisë Elena Grozdanovska nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Samir Memedov, Koordinator i Programit për Rajoni Evropian në Organizatën Suedeze për Zhvillim We Effect dhe Stevan Orozovic, drejtor ekzekutiv Federata Kombëtare e Fermerëve.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 15:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?