Mickoski nga Brukseli: Të gatshëm të diskutojmë për gjithçka, por ultimatume nuk pranojmë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Dhjetor, 2024 19:41

Mickoski nga Brukseli: Të gatshëm të diskutojmë për gjithçka, por ultimatume nuk pranojmë

Sot jemi këtu për të përcjellë të njëjtin mesazh që kemi dërguar deri tani, që është se Qeveria e Maqedonisë mbetet e fokusuar në reforma, mbetet e përkushtuar në sigurimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve maqedonas dhe natyrisht, qëllimi ynë kryesor mbetet anëtarësimi i plotë i Maqedonisë sonë në Bashkimin Evropian, shkruan Mickovski.

Sot, shton ai, pata mundësinë të realizoj dy takime bilaterale. Njëri ishte me zonjën Marta Kos, komisionerja e re për zgjerim, dhe tjetri me zotin Antonio Koshta, presidenti i ri i Këshillit Evropian.

”Në të dyja takimet, në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe do të thoja të përzemërt dhe konstruktive, diskutuam për të gjitha ato që kemi kaluar si sfida në të kaluarën, për gjithçka për të cilën është dashur të heqim dorë në emër të vlerave evropiane, por njëkohësisht riafirmuam qëndrimet tona se nuk pranojmë ultimatume, se jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të bisedojmë aq sa është e nevojshme për të gjetur një mënyrë për të hapur klasterin e parë, për ta kaluar shpejt procesin e negociatave dhe për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”, shton Mickovski.

Mbetemi të përkushtuar, vijon ai, për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe si pjesë e kësaj agjende është edhe inspirimi ynë i plotë të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Flaka Media

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Dhjetor, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?